Estea Arifaj shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik për Junior, të mbajtur në Edirne të Turqisë, duke u ngjitur në majë të podiumit.
Me një paraqitje të jashtëzakonshme, plot përkushtim, strategji dhe shpirt të pathyeshëm luftarak, Estea tregoi se është një kampione e vërtetë, duke e kurorëzuar garën me medaljen e artë.
Ky është një moment frymëzimi për të gjithë të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre.
Krenarë për ty, Estea!