back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeEskalon situata në tubimin e kësaj partie, banori shpërthen në ofendime ndaj...

Eskalon situata në tubimin e kësaj partie, banori shpërthen në ofendime ndaj kryetarit: Veç ushtria munden me më ndalë

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Para disa ditëve, Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka dështuar një tubim elektoral në  fshatin Sodovinë e Muhaxherëve në Viti.

Aty aktivistët e LDK-së e kanë pamundësuar mbajtjen e tubimit të indinjuar me mosrealizimin e premtimeve nga ana e kryetarit të Vitisë, Sokol Haliti, shkruan Reporteri.net.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet se situata ka qenë mjaft e tensionuar.

“Ku është uji, ku janë dritat, ku janë trotuaret”, me këto fjalë i drejtohet i mbushur mllef një nga banorët e fshatit kryetarit të Vitisë.

Haliti në anën tjetër mundohet ta qetësojë situatën, teksa banori ia kthen: “Pa ardhë ushtria e Jugosllavia, mua nuk ka që më ndalë kush”.

Situata eskalon në momentin kur aktivistët e LDK-së mundohen ta qetësojnë këtë banor, i cili nuk pranon të dalë jashtë. Personi në fjalë në ato momente shpërthen në të shara dhe ofendime duke pamundësuar mbajtjen e tubimit. /Reporteri.net

Shikoni VIDEON:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz