back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeEskalon debati mes Gecit dhe Latifit: Pse nuk kërkove drejtësi për vrasjen...

Eskalon debati mes Gecit dhe Latifit: Pse nuk kërkove drejtësi për vrasjen e dajës tënd

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Anëtari i LDK’së, Gani Geci, është lidhur direkt në emisionin Pressing në T7 për të komentuar vrasjet e pasluftës dhe zhvillimet e fundit prej Gjykatës Speciale.

Geci me tu futur në lidhje i është drejtuar analistit Blerim Latifi.

“Çfarë shqiptari je ti? Është dashur të kërkoje që të zbulohet vrasja e dajës tënd”, i ka thënë ai.

Ndërkohë Latifi i është përgjigjur.

“Mos fol pa lidhje. Unë nuk bie ne nivelin e juaj. Nuk preferoj të futem në debate primitive”, tha Latifi.

Geci ndërkohë tha se nëse nuk keni kërkuar drejtësi, atëherë ka mundësi të keni menduar se ai ka qenë spiun. Këtu përsëri është përgjigjur Latifi.

“Unë nuk bie në nivelin e juaj të debatit primitiv. Mos hyn në këso moçale që ju i keni krijuar. Ju njollosni njerëz. Unë nuk operoj në atë gjuhë. Unë operoj me drejtësi. Ju me këtë gjuhë, jo për ty specifikisht, e keni helmuar këtë shoqëri që 20 vjet. Unë jam që drejtësia të merret me këto gjëra. T’iu mbyllet goja një herë e përgjithmonë profiterëve të të gjitha llojeve. Mos i njollosni njerëzit dhe familjet”, shtoi ai. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz