Është vetëm 36 vjeçar: Mark Zuckerberg njeriu i tretë më i pasur në botë

Billionare index e Bloomberg, që rendit njëri pas tjetrit më të pasurit e botës, shkruan ndërsa disa manjatë kanë pësuar humbje të mëdha për shkak të shpërthimit të pandemisë së covid 19, themeluesi i Facebook ka shtuar pasurinë duke arritur një vlerë prej 89 miliardë dollarësh.
Falë situatës së krijuar, Mark Zuckerberg ka mundur të ngjisë disa shkallë në klasifikim, duke lënë pas edhe pronarin e markave luksoze Bernard Arnault dhe financierin Warren Buffet.
Sipërmarrësi francez në fakt ka humbur në muajt e fundit plot 21 miliardë euro, duke kaluar nga një pasuri prej 94 miliardë euro në vetëm 73 miliardë. Humbje të mëdha ka pësuar edhe magjistari i omahas, siç quhet Buffet, që ka parë t’i digjen rreth 20 miliardë euro dhe që sot ka një pasuri prej 63.5 miliardë eurosh.
Vetëm një vit më parë, pasuria e Mark Zuckerberg ndërkohë ishte 66.5 miliardë euro, por muajt e fundit, Facebook ka regjistruar të dhëna financiare më të mira nga sa parashikohej, me një performancë të shkëlqyer në bursa.

Lexo edheZgjedhjet presidenciale në SHBA, ja kush fiton në sondazhe mes Trump dhe Biden
Por Mark Zuckerberg nuk është i vetmi personazh në botën e teknologjisë që ka parë një rritje të jashtëzakonshme të pasurisë së tij në muajt e fundit. Performanca më e pabesueshme është ajo e Jef Bezos.
Njeriu më i pasur i botës dhe pronari i Amazon, nga fillimi i vitit e ka shtuar pasurinë e tij me 23 miliardë euro, suke shkuar në rreth 135 miliardë euro.
I qëndrueshëm është ndërkohë në klasifikim Bill Gates, themelues dhe ish drejtues i Mikrosoft. Filantropi amerikan mbetet personi i dytë më i pasur në botë, me një pasuri prej rreth 100 miliardë eurosh.














