back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaKulturëEseja e javës/ Michael Blake: A duhet të jetë presidenti lider moral

Eseja e javës/ Michael Blake: A duhet të jetë presidenti lider moral

Të ngjajshme

Michael Blake është profesor i filozofisë, sigurisë publike dhe qeverisjes në University of Washington.

A DUHET TË JETË PRESIDENTI LIDER MORAL

Nga Michael Blake

Presidentëve më të mirë – përfshirë figurat si Abraham Linkolnin dhe George Washingtonin – u janë thurur lavde jo vetëm si liderë të mirë, por edhe si njerëz të mirë. Ata mishërojnë jo thjesht shkathtësitë politike, por edhe virtytet personale. 

Pse, megjithatë, secili nga ne duhet të presim që një president të demonstrojë këtë lloj virtyti? Nëse dikush është i mirë në punën e tij të vështirë të liderit politik, a duhet ai po ashtu demonstrojë karakter të pritshëm moral?

Karakter dhe demokraci

Votuesit nuk janë të një mendjeje rreth shkallës në të cilën presidenti duhet të demonstrojë lidership moral. Studiuesit që studiojnë etikën politike po ashtu nuk janë të një mendjeje. 

Ata që këmbëngulin se presidenti duhet të jetë i virtytshëm shpesh nisen nga mendimi se një person në atë ofiq do të përballet me probleme të reja dhe të papritura gjatë mandatit të tij/saj. Një president vendimmarrja e të cilit është e frymëzuar nga një karakter konsistent, do të mbështetet, gjatë përballjes me sfidat e reja, në mësimet që e kanë gatuar atë karakter.

Si studiues James David Barberi ka shkruar se mënyra më e mirë për të kuptuar përgjigjen e mundshme të një presidenti ndaj një krize është të kuptosh se çka ai president vlerëson më së shumti. 

Abraham Linkolni, për shembull, i referohej në mënyrë konstante dhe publikisht të njëjtin grup të vlerave morale përgjatë jetës së tij – vlera në zemër të një besimi të thellë, megjithatë të papërsosur, në barazinë morale të njerëzve. Këto parime e ushqyen atë me shkathtësi drejtuese mespërmes tmerreve të Luftës Civile.

Një president vendimet e të cilit nuk janë të bazuara mbi llojin e duhur të vlerave etike mund jetë më pak i prirë të reagojë në mënyrë të kënaqshme dhe – çka është më e rëndësishme, mund të jetë frikshmërisht i paparashikueshëm në reagimet e tij. 

Eticistë të tjerë politik kanë vënë në dukje mënyrat se si demokracitë mund të dështojnë është mungesa e virtyteve personale. Mendimtarët konservatorë, posaçërisht, kanë argumentuar se institucionet politike mund të funksionojnë vetëm atëherë kur të gjithë ata që marrin pjesë në to janë të zotë të bëjnë kompromise dhe të vetë-qeverisen. Rregullat, për ta thjeshtëzuar, nuk funksionojnë derisa njerëzit e qeverisur nga ato rregulla të kujdesen për to dhe të zgjedhin vullnetarisht t’i respektojnë ato. 

Nëse kjo është e vërtetë për qytetarët, është edhe më e vërtetë për presidentin, mundësitë e të cilit për të dëmtuar sistemin përmes veprimeve joparimore janë shumë më të mëdha. 

Ves dhe efikasitet

Niccolò Machiavelli besonte se jeta politike kërkon disa tipare që mund të kuptohen si vese.

Këto argumente kanë hasur në vërejtje të fuqishme. Filozofët politikë – përfshirë, më të shquarin, Niccolò Machiavellin – kanë argumentuar se natyra e jetës politike kërkon një gatishmëri për të demonstruar zakone të karakterit që rëndom do të kuptohen si vese. Lideri i mirë, këmbëngulte Machiavelli, ka moralisht të drejtë të bëjë atë që rëndom merret si e gabuar. Ai ose ajo mund të jetë mizor/e, mashtrues/e dhe shpesh i/e dhunshëm. 

Filozofi Arthur Applbaum i referohet kësaj si moralitet me ndikim. Ajo çka një person ka të drejtë të bëjë, argumenton Applbaumi, shpesh varet nga puna që personi është duke bërë. Avokatit të mirë, për shembull, mund t’i duhet të bullizojë, kërcënojë ose poshtërojë dëshmitarët e palës rivale. Kjo është ajo që një mbrojtje e zellshme mund të kërkojë. Machiavelli vëren thjesht se, në një botë armiqësore dhe brutale, liderët politikë mund të kenë arsye të ngjashme të bëjnë aq të rëndom është e ndaluar.

Filozofët modernë, si Michael Walzeri, kanë vazhduar këtë linjë të arsyetimit. Nëse bota është e papërsosur dhe i kërkon një politikani të gënjejë, mashtrojë ose sidoqoftë të bëjë një gjë të gabuar në emër të së mirës, atëherë nganjëherë ka një arsye morale për politikanin që ta bëjë atë të gjë të gabuar.

George Washington, për shembull, ishte bukur i lumtur të përzihej në një mashtrim, nëse ai mashtrim do të ndihmonte të mbronte Shtetet e Bashkuara. Ai vazhdimisht synonte të mashtronte rivalët rreth qëllimeve dhe burimeve të tij – dhe, e rëndësishme, synonte të mashtronte vartësit e vet, duke arsyetuar se gënjeshtra duhet të besohet në shtëpi që të mund të jetë e dobishme jashtë. 

Një president që refuzon të përzihet në këtë lloj mashtrimi, argumenton Walzeri, zgjedh të mbajë ndërgjegjen e tij të pastër, në vend se të sigurojë një ndihmë të vërtetë dhe konkrete për të tjerët. Konkluzioni i Walzerit është se nj; agjent i mirë politik duhet shpesh të refuzojë të jetë person i mirë. Një politikan mund ta bëjë botën më të mirë për të gjithë vetëm duke bërë herë pas here atë që është rëndom e gabuar.

 Virtyt, ves dhe presidencë

Këto ide, s’do mend, kanë qenë pjesë e shumë debateve jetëgjata rreth moralitetit presidencial. Henry Kissinger, për shembull, e kishte mbrojtur vendimin e administratës së Nixonit për të synuar shkarkimin e prokurorit special, bazuar në nevojën për atë administratë për ta paraqitur veten para Bashkimit Sovjetik në të njëjtën kohë si të fuqishme dhe të unifikuar. 

Nuk ishte e nevojshme, kishte shkruar Kissingeri më vonë, që lidershipi amerikan të shpaloste virtytin personal. Ishte e mjaftueshme që vendimet e tyre të mundësonin një shoqëri ku qytetarët amerikanë do të ishin në gjendje të demonstronin atë virtyt. 

Më vonë, shumë mbështetës evangjelistë të presidentit Trump e kanë përdorur tregimin biblik të Kirit të Madh, një mbret antik persian, për të shpjeguar mbështetjen e tyre të vazhdueshme për presidentin. Megjithëse vetë Kiri nuk ishte hebre, ai kishte zgjedhur të lironte hebrenjtë të mbajtur si skllevër në Babiloni. Lideri evangjelist Mile Evans ka vërejtur se Kiri, si Donald Trumpi, ishte një “damar i papërsosur”, vendimet e të cilit megjithatë ua bënin të mundshme  të tjerëve të jetonin ashtu siç do të donte Zoti. 

Pra, po ashtu, disa evangjelistë argumentojnë se mangësitë e dukshme të virtytit të presidentit Trump nuk duhet ta diskualifikojnë atë nga presidenca – për aq sa vendimet e tij ua mundësojnë të tjerëve çojnë jetë që ilustrojnë virtytet që ai vetë nuk i shfaq gjithmonë.

Veset efektive

Këto debate – mes atyre që synojnë një president që janë model i virtytit etik dhe atyre që do ta konsideronin atë dëshirë, në rastin më të mirë, si të keqtrajtuar – ka të ngjarë të vazhdojnë edhe më. 

Një gjë që duhet të dihet, sidoqoftë, është se edhe mbrojtjet më të mirë të vesit presidencial nuk mund të pranohen për të falur të gjitha format e dështimit moral. 

Machiavelli, dhe ata që e ndjekin atë, në më të shumtën mund të përdoren për të mbrojtur një president veset e të cilit janë efektivisht në gjendje të krijojnë një botë më etike për të tjerët. Jo të gjitha format e veprimit të gabuar, megjithatë, mund të mendohet se kanë besueshmërisht ato efekte. 

Disa vese, si një vetëbesim i tepruar, ose dëshira për të përdorur dhunën në emër të drejtësisë, mund të mbrohen duke iu referuar idesë së Machiavellti ose Walzerit. 

Dështimet e tjera etike, sidoqoftë – si një dëshirë hakmarrjeje për të ndëshkuar armiqtë e perceptuar – shpesh duket se ka më pak gjasa të çojnë drejt rezultatesh të mira. Ky lloj dështimi, sidoqoftë, duket të jetë i zakonshëm në mesin e atyre që kanë synuar presidencën. Është dështim, për më tepër, kjo nuk varet nga bashkimi partiak.

Viteve të fundit, për shembull, që të dy, Lyndon Baines Johnson dhe Richard Nixoni, kanë shijuar në mënyrë të veçantë poshtërimin dhe degradimin e kundërshtarëve politikë. Që të dy, mbase, do të mund të kishin qenë liderë më të mirë po të kishin qenë më reflektues rreth asaj se ku dhe si të bëjnë gjënë e gabuar. 

Në politikat presidenciale, të gjitha palët në fund mund të jenë të një mendjeje për këtë: Nëse ndonjëherë ka një arsye për të synuar një president etikisht me të meta, kjo nuk do të thotë se të gjitha të metat etike ia vlen të mbrohen në mënyrë të barabartë.

/The Conversation

/Përkthimi Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz