BallinaLajmeLajmet e FunditErmir Rashica protagonist në ngjitjen historike të Metalist në Premier Ligë

Ermir Rashica protagonist në ngjitjen historike të Metalist në Premier Ligë

Ermir Rashica ka qenë një nga figurat kyçe në suksesin e madh të klubit ukrainas Metalist, që pas një periudhe të gjatë rikthehet në elitën e futbollit të Ukrainës.

Në fazën vendimtare të sezonit, Rashica shkëlqeu me paraqitjet e tij, duke kontribuar drejtpërdrejt në suksesin e skuadrës. Në 9 ndeshje të rëndësishme për promovimin, ai realizoi 3 gola dhe asistoi në 3 të tjera, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit.

Forma e tij konsistente dhe ndikimi në ndeshje të mëdha e kanë bërë Rashicën një lider në fushë dhe një simbol të këtij sezoni të paharrueshëm për Metalist.

Kjo arritje përfaqëson një kapitull të ri në karrierën e tij, ndërkohë që për Metalist-in hap një perspektivë të re dhe ambicie të mëdha për të qenë konkurrues në ligën më të lartë të futbollit ukrainas.

- Advertisement -