Ermal Krasniqi kërkon fitore edhe në Austri
dp

Lexo edheManchester City shpallet fajtor për 114 akuza nga Premier League

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, ka folur pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, duke vlerësuar paraqitjen e “Dardanëve”.
Krasniqi tha se Irlanda u mbrojt shumë në pjesën e parë, por Kosova krijoi raste dhe në fund e meritoi fitoren, shkruan Indeksonline.
Ai foli edhe për rolin e lojtarëve që inkuadrohen nga banka, duke theksuar se secili duhet të jetë i gatshëm për të ndihmuar ekipin.

Lexo edheManchester City shpallet fajtor për 114 akuza nga Premier League
Krasniqi u shpreh optimist edhe për ndeshjen e radhës ndaj Austrisë, të cilën e konsideron favorite të grupit.
“Normalisht, Austria është favorite e grupit, por nëse luajmë si grup dhe si dje, besoj se edhe atje mund të arrijmë një fitore. Pse jo?”, ka thënë Krasniqi.