Erërat e forta, Inspektorati i Punës kërkon masa të shtuara për sigurinë e punëtorëve
dp

Lexo edheZbulohen prapaskenat, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit mes PDK-së dhe VV-së, deri kur e përmendi Kurti në konferencë

Duke u bazuar në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) për erëra të forta gjatë ditës së nesërme, Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të ndërmarrin masa të shtuara për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendet e punës.
Vëmendje e veçantë kërkohet në sektorin e ndërtimtarisë dhe në të gjitha veprimtaritë që zhvillohen në ambiente të hapura, veçanërisht gjatë punëve në lartësi, në skela, kulme dhe hapësira të ekspozuara ndaj ndikimit të erërave.
Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje punëdhënësve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të mos lejojnë zhvillimin e aktiviteteve të punës kur kushtet atmosferike paraqesin rrezik për punëtorët.
Lexo edheZbulohen prapaskenat, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit mes PDK-së dhe VV-së, deri kur e përmendi Kurti në konferencë
“Siguria dhe shëndeti i punëtorëve duhet të mbeten prioritet në çdo rrethanë”, thuhet në njoftim./Indeksonline/