BallinaLajmeErdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Uran Ismaili e ndjek ndeshjen Kosovë – Turqi rrugës nga Haga në Prishtinë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar...

Finalja Kosovë-Turqi, nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi....

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në...

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ukrainë-Shqipëri, ky është rezultati

Ka përfunduar me rezultatin 0-0 pjesa e parë e...

Përfundon pa gola pjesa e parë në ndeshjen Kosovë-Turqi

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja historike mes...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas fitores së Kombëtares turke ndaj Kosovës në finalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026, duke përgëzuar ekipin për kualifikimin historik.

Në një mesazh publik, Erdogan shprehu krenarinë e tij për “Djemtë” e Turqisë, të cilët siguruan pjesëmarrjen në Botëror pas 24 vitesh.

Ai uroi suksese për ekipin në fazën e grupeve, ku Turqia pritet të përballet me Australinë, Paraguajin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Besojmë fuqishëm se djemtë tanë do ta përfaqësojnë me krenari flamurin tonë me gjysmëhënë dhe yll dhe do ta bëjnë kombin tonë krenar”, thuhet ndër të tjera në reagimin e presidentit turk.

Në fund të mesazhit, Erdogan theksoi mbështetjen e tij për futbollistët, duke i përgëzuar për suksesin dhe duke u uruar fitore të reja në skenën më të madhe të futbollit botëror. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz