back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaLajmeErdogan reagon për vdekjen e liderit iranian, bën thirrje për paqe dhe...

Erdogan reagon për vdekjen e liderit iranian, bën thirrje për paqe dhe diplomaci në rajon

Të ngjajshme

Moment epik, bashkëlojtari i futet në 16-metërsh dhe ia “anulon” penalltinë!

Një moment interesant ndodhi gjatë ndeshjes mes Valencias dhe...

Parandalohet futja e pesë telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Sot rreth orës 13:30, në Qendrën e Paraburgimit në...

Rizvanolli  i jep “përkrahje SHBA’së në punën që po bën për pavarësimin e Europës nga gazi rus”

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përmbyllur vizitën zyrtare...

Avioni britanik në Katar rrëzon një dron iranian

Një avion Typhoon i Ushtrisë Ajrore të Britanisë së...

Ramadani: Nëse vëmendja amerikane zhvendoset për muaj në Iran, Kosova duhet të shqetësohet

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka komentuar zhvillimet e...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili sipas deklaratës së tij humbi jetën si pasojë e sulmeve të ndodhura një ditë më parë.

Përmes një postimi publik, Erdoğan u shpreh i trishtuar për humbjen e liderit fetar iranian, duke i dërguar ngushëllime popullit iranian në emër të vendit dhe kombit turk.

“Zoti e mëshiroftë zotëri Hamaney. Shpreh ngushëllimet e mia për popullin vëlla iranian në emër të vendit dhe kombit tim”, thuhet në mesazhin e presidentit turk.

Ai theksoi gjithashtu se Turqia, së bashku me popullin iranian, do të vazhdojë përpjekjet për të rikthyer paqen dhe stabilitetin në rajon, për t’i dhënë fund konfliktit dhe për t’u kthyer në rrugën e diplomacisë.

Deklarata e Erdoğanit vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa zhvillimet e fundit pritet të kenë ndikim të gjerë në situatën gjeopolitike./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz