Erdogan: Perëndimi po e mbështet terrorizmin
01
Lexo edheTrafik i rrezikshëm në Kosovë, 102 aksidente për 24 orë
Gjatë një fjalimi në pallatin presidencial në Ankara, Erdogan ka vënë në dyshim partneritetin strategjik të Turqisë me SHBA-të nëse Uashingtoni refuzon ta ekstradojë klerikun turk, Gylen i cili akuzohet se e ka orkestruar grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut.
Ai ka thënë se perëndimi po e përkrah terrorizmin dhe grusht shtetet, raporton Reuters.
Autoritetet turke fajësojnë Fetullah Gylenin i cili jeton në ekzil të vetëshpallur në SHBA prej vitit 1999 për puçin e dështuar. Gyleni i ka hedhur poshtë akuzat.

Lexo edheTrafik i rrezikshëm në Kosovë, 102 aksidente për 24 orë