back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaBotëErdogan: Jemi gati të bëjmë atë që duhet për gazsjellësin “Rrjedha Turke”

Erdogan: Jemi gati të bëjmë atë që duhet për gazsjellësin “Rrjedha Turke”

Të ngjajshme

Dënimi i komandantëve të UÇK-së do të ishte dënim i drejtësisë ndërkombëtare

Kërkesa e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara në Hagë...

Zarf i kuq për Elijona Binakajn në Big Brother VIP

Një zarf i kuq është futur në shtëpinë më...

Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave

Autoritetet zvicerane po hetojnë një lidhje të mundshme midis...

Presidenti Erdogan tha se në takimi që do të realizojë më 9 gusht me kryetarin e shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, do të hapë një faqe e re në marrëdhëniet dypalëshe, duke shtuar se Turqia është gati për Rrjedhën Turke.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në takimin që do të realizojë më 9 gusht me kryetarin e shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, do të hapet një faqe e re.

Erdoan në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “TASS” vlerësoi vizitën që do të bëjë të martën në Rusi.

“Pas takimit me mikun tim Putin në marrëdhëniet tona do të hapet një faqe e re”,- u shpreh Presidenti Erdoan.

“Kjo do të jetë një vizitë historike dhe një pikënisje e re. Vendet tona kanë shumë gjëra për të bërë së bashku”,- nënvizoi Erdoan.

“Rruga për ti gjetur një zgjidhje krizës në Siri do të jetë e mundur vetëm falë bashkëpunimit me Rusinë”, nënvizoi presidenti turk.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan shtoi se Turqia është gati të marrë masat e duhura në kuadër të projektit të gazsjellësit “Rrjedha Turke”.

“Rusia zë vendin e parë në mesin e vendeve nga të cilat Turqia importon gaz natyror. Deri në korrik të këtij viti ne kemi blerë nga Rusia gjithsej 12,5 miliardë metra kub gaz natyror. Kjo shifër tregon që në kontekstin ekonomik Turqia është një partnere e rëndësishme”,- shtoi Erdoan.

Kurse zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën, në intervistën që i kishte dhënë dy ditë më parë kësaj agjencie kishte thënë se procesi i normalizimit të marrëdhënieve turko-ruse kishte filluar falë vendosmërisë dhe gjykimit të shëndoshë të Presidentit, Rexhep Tajip Erdoan dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin. /trt/

Të Fundit

Sport

ShowBiz