BallinaLajmeErdogan i prerë në qëndrimin e tij: Kosovën e mbështesim të anëtarësohet...

Erdogan i prerë në qëndrimin e tij: Kosovën e mbështesim të anëtarësohet në NATO, s’kemi nevojë të marrim leje nga askush

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Presidenti turk Recep Tayipp Erdogan ka thënë se Turqia do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Erdogan deklaroi se s’kanë nevojë që të marrin leje nga askush për ta bërë një gjë të tillë.

Ai theksoi se ashtu siç i kanë marrë menjëherë hapat për ta njohur Kosovën si shtet, ashtu do të veprojnë edhe me rastin e aplikimit të Kosovës për tu anëtarësuar në NATO.

“Ne si vend i rëndësishëm i NATO-së nuk shohim asnjë gjë që nuk shkon këtu, për ta mbështetur procesin e Kosovës. Nuk kemi nevojë që të marrim leje nga askush për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO. Siç i kemi marrë mandat për njohjen e Kosovës ashtu do të marrim hapa edhe për ta mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Erdogan, në një konferencë të përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo deklaratë e Erdogan erdhi pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani i kërkoi atij përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Osmani tha se Kosova duhet anëtarësuar në NATO ku Turqia ka një rol të madh dhe për këtë ka falënderuar Erdoganin për përkrahjen.

“Në kuadër të NATO-s, Turqia mund të bëjë shumë. Lidhjet tona janë të thella dhe mbi këtë bazë do të punojmë, në veçanti në fushën e sigurisë, si dhe në shumë fusha të tjera ku s’e kemi ende potencialin e plotë”.

Erdogan ka thënë se Turqia është i interesuar që partneriteti në mes të Kosovës dhe Turqisë të vazhdojë edhe më tutje. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz