back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaBotëErdogan, dje mysafir i Edi Ramës, sot e mirëpret Aleksandër Vuçiqin

Erdogan, dje mysafir i Edi Ramës, sot e mirëpret Aleksandër Vuçiqin

Të ngjajshme

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Këngëtarja latine vishet me brendin e bukuroshes shqiptare

Këngëtarja e famshme latine, Karol G, ka zgjedhur një...

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Në kuadër të vizitës, në kryeqytetin Ankara do të mbahet takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi.

Në mbledhjen e këshillit që do të mbahet me pjesëmarrjen e ministrave përkatës, do të shqyrtohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet Turqi-Serbi dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gjithashtu do të shkëmbehen mendime për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, në radhë të parë në Ballkan, mbi bazën e të kuptuarit të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

Marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Serbisë kanë arritur nivelin më të mirë në histori, tha ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu gjatë vizitës së tij në vendin ballkanik në gusht.

Ndryshe, Erdogan ishte dje në Shqipëri ku u prit nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, për t’i dorëzuar çelësat e banesave në Laç për banorët që mbetën pa to pas tërmetit tragjik, shkruan DailySabah, transmeton Klankosova.tv.

Të Fundit

Sport

ShowBiz