back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaBotëErdogan dhe Putin takohen më 9 gusht në Shën-Petërburg

Erdogan dhe Putin takohen më 9 gusht në Shën-Petërburg

Të ngjajshme

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

Bashkimi Evropian tha se arrestimi i fundit nga Serbia...

Kryebashkiaku i Rrogozhinës në Shqipëri dënohet me 1 vit burg

Apeli i GJKKO ka konfirmuar dënimin me 1 vit...

Policia paralajmëron javë të rreptë për kamionët e autobusët në trafik

Në kuadër të aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 duke...

Osmani uron kryeministren e Japonisë për fitoren në zgjedhje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar...

Deklarata në lidhje me këtë takim, që do të zhvillohet pas fillimit të periudhës së re të marrëdhënieve turko-ruse, erdhi nga Ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) dhe Zëvendëskryeministri i Turqisë, Mehmet Shimshek (Mehmet Şimşek) që gjendet për kontakte në Moskë.

Mehmet Shimshek që bisedoi me Zëvendëskryeministrin e Rusisë, Arkady Dvorkovich bëri deklarata në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Ai tha se Presidenti Erdoan dhe Presidenti Putin do të takohen në Shën-Petërburg më datë 9 gusht dhe shtoi: “Ne duam të zhvillojmë marrëdhëniet dhe ti transportojmë ato në një nivel më të lartë se ai që ka qenë para datës 24 nëntor”.

Avioni rus në datë 24 nëntor 2015 ishte rrëzuar nga ana e avionëve F-16 turq për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore turke në kufi me Sirinë.

Marrëdhëniet e tensionuara me rrëzimin e avionit rus kishin nisur normalizimin me bisedën ndërmjet Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë Vladimir Putin dhe takimit më pas në Soçi të Ministrave të Jashtëm të dy vendeve me rastin e mbledhjes së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. /trt/

Të Fundit

Sport

ShowBiz