Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Rusi, ka realizuar një këngë që i dedikohet tragjedisë që Shqipërisë, ku tërmeti i 26 nëntorit mori jetën e 51 personave.
Ajo ka bashkuar forcat me këngëtarin Ylli Baka, ndërsa projekti i tyre mban titullin “Në emër të shpresës”.
Projekti vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale, përmes të cilit pasqyron ngjarjen e fundit në shtetin amë.
“Ne nuk mund të ndalojmë katastrofat e natyrës. Por, mund të bëjmë secili diçka për të minimizuar dëmet… dhe të gjithë bashkë mundemi të bëjmë ndryshime të mëdha”, shkruan telegrafi.
















