Enzo Fernandez për finalen: S’ka rëndësi a është PSG-ja apo Real Madridi
dp

Lexo edheNjë ministër i shkarkuar rus, një trup i pajetë në periferi të Moskës, një listë në rritje e vdekjeve të dyshimta

Skuadra e Chelseat mbrëmë siguroi finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube, pasi mposhti 2:0 Fluminensen.
Enzo Fernandez, ishte një prej lojtarëve më të mirë në fushë, duke bërë një asist te goli i dytë i Joao Pedro, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, ai foli për “Sporty TV” dhe u pyet për kundërshtarin e finales, që pritet të jetë mes Real Madridit apo Paris Saint-Germain.
“Nuk ka rëndësi se cili do të jetë, Real Madridi apo PSG-ja”.
“Jam shumë i lumtur me bashkëlojtarët edhe pse në fushë ne nuk mund të luajmë siç duhet për shkak të motit të nxehtë.

Lexo edheNjë ministër i shkarkuar rus, një trup i pajetë në periferi të Moskës, një listë në rritje e vdekjeve të dyshimta
“Pheee, çfarë paraqitje fantastike nga Joao Pedro, një lojtar me kualitet të lartë”, u shpreh kapiteni i “bluve” të Londrës.
Kujtojmë që sonte mësohet edhe finalisti i dytë, pasi PSG-ja dhe Real Madridi luajnë kundër njëri-tjetrit./Indeksonline/