E, megjithatë, kampioni po rikthehet sërish, tani në shesh-xhirim. Enver Idrizi është ftuar të luaj në një film të metrazhit të gjatë, ko-produksion turko-amerikan. Filmi trajton temën e islamofobisë dhe pikërisht titulli i tij është “Islamofobia”.
Siç kuptojmë, ky projekt filmik do të përpiqet të ilustrojë më mirë islamofobinë e përhapur në vende të ndryshme të botës dhe faktin se myslimanët nuk janë terroristë.
Enver Idrizi do të luaj rolin e një agjenti të CIA-së dhe siç merret vesh personazhi i tij është mjaftë i pranishëm e i rëndësishëm. Ai, në film do të quhet “Enver Kosova”.























