back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeEnver Hoxhaj mposhtët nga Vetëvendosje edhe në fshatin e tij të lindjes

Enver Hoxhaj mposhtët nga Vetëvendosje edhe në fshatin e tij të lindjes

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Enver Hoxhaj mundet nga Vetëvendosje në fshatin e tij të lindjes.

Lëvizja Vetëvendosje prinë me vota në fshatin Peçan të Komunës së Suharekës, fshat nga i cili vjen kandidati për kryeministër nga Partia Demkratike e Kosovës Enver Hoxhaj.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në fshatin Peçan ishin 3 vendvotime dhe në të trija prinë LVV-ja.

Lëvizja Vetëvendosje në vendlindjen e Hoxhajt ka marrë gjithej 296 vota, apo 117 vota më shumë PDK, e cila ka marrë 179 vota, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ.

Në vendvotimin 2422A/01R, PDK ka fituar 22.59 për qind apo 54 vota. Ndërsa LVV prinë me 114 vota apo 47.70 për qind.

Në vendvotimin 2422A/02R, PDK ka marr 78 vota apo 27.57 për qind, kurse LVV 33.57 për qind apo 95 vota.

Dhe në vendvotimin 2422A/ 03D, PDK ka marr 37 vota apo 18.23 për qind ndërsa LVV 87 vota apo 42.86 për qind.

Edhe në nivel komunal: VV prinë ne Suharekë me 37.54 për qind dhe PDK me 17.05 për qind.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz