Anti-imperialist të ekstremit të majt, përkatësisht anti-amerikan.
Ky është leximi ideologjik që profesori universitar dhe ish-Kryetari i Gjykatës Kushteutuese, Enver Hasani, bëri për Albin Kurtin, kujdestarin e qeverisë së vendit.
Në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, Hasani tha se Kurti e fshehë dhe vazhdon ta fshehë këtë “bindje, antiamerikaniste” për shkak të sentimentit popullor.
“Albin Kurti e kam përcjellë një kohë dhe kam pas edhe muhabet të afërm, dhe kam lexue dhe përcjellë që është “anti imperialist” i ekstremit të majt, me kuptim mbi të gjitha anti-amerikanizmit, dhe e ka bindje, ai dhe një rreth i caktuar. Literatura që lexojnë, diskursit që kanë zhvillu dhe zhvillojnë – sepse anti-imperalizmi ka lloj-lloj rryma, si quhet ajo Rryma e Seattle, por ky i takon rrymës s ëekstremit të majt. Ajo nuk ndryshon, dhe kjo është bindje. Ky e fsheh, dhe vazhdon ta fshehë në kohën sa është në pushtet se e din sentimentit e popullit të Kosovës, për me ruajt votën. Politikisht kjo është jashtëzakonisht legjitime, dhe, deri kur të shkon ec vazhdon. Dhe një moment e kupton megjithatë që edhe ideologjia ka kufijt e vet”, tha Hasani.