BallinaLajmeEnver Hasani parashikon 4 skenar, nëse rrëzohet nesër Qeveria Kurti

Enver Hasani parashikon 4 skenar, nëse rrëzohet nesër Qeveria Kurti

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur çka ndodh nëse kalon mocioni i LDK-së kundër Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.

Hasani ka theksuar se nëse rrëzohet Qeveria, presidenti ia kërkon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka dalë e para në zgjedhje, emrin e kandidatit për kryeministër brenda 15 ditësh.

Nëse VV nuk e ka kandidatin tjetër, atëherë brenda 10 ditësh presidenti duhet ta gjejë një kandidat të tretë.

Sipas tij, kandidati i tretë mund të caktohet në bashkëpunim me partitë, dhe ai kandidat i cili i ka edhe votat në Kuvend, raporton Gazeta Blic.

Nëse dështon edhe kandidati tjetër, sipas Hasanit vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, për shkuarjen në zgjedhje duhet të ketë edhe vullnet të partive politike.

Në një intervistë në RTV 21, ai ka theksur se opsion do të ishte edhe një qeveri teknike, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ai ka dalë kundër idesë për shkëmbimin e territoreve, derisa ka kërkuar transparencë në këtë proces.

Ndryshe, nesër nga ora 11:00, pritet të mbahet seanca e Kuvendit ku do të diskutohet dhe votohet mocioni i inicuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë Kurti./ Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz