back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeEnde shiten barna pa banderola, Inspektorati vazhdon konfiskimet

Ende shiten barna pa banderola, Inspektorati vazhdon konfiskimet

Të ngjajshme

Arifi: Dokumenti i Trumpit ua ka mshelë gojën rkejt rrenave

Ish-ambasadori Avni Arifi ka komentuar dokumentin e Trumpit, duke...

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë të Drenasit, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në fshatin Shtrubullovë, ku...

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në kufij arrijnë deri në dy orë

Diaspora ka nisur të rikthehet në Kosovë, dhe pritjet...

Lajmi i fundit: Ky është mësimdhënësi nga Skenderaj që ndërroi jetë( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Lajmi i fundit: Ndërron jetë mësimdhënësi nga Skenderaj ( FOTO)

Sot ka ndërruar jetë mësimdhënësi nga fshati Prekaz, Sadik...

Shumë subjekte farmacuetike edhe më tej vazhdojnë të kenë në dispozion barna ilegale, pa banderol ose me banderolë të shteteve përreth.

Kështu, Ministria e Shëndetësisë, më konkretisht Inspektorati Farmacuetik ka konfiskuar disa sosh në 48 subjekte farmacuetike.

Shaban Osmanaj nga MSH, thotë se kjo veprimtari ilegale edhe më tej vazhdon të jetë prezente.

“Për periudhen Janar – Shtator (deri më sot) Inspektorati Farmaceutik ka konfiskuar barna ilegale ( pa banderolë, me banderolë të Republikës së Shqiperisë, Maqedonisë, Turqisë dhe Serbisë) në 48 subjekte Farmaceutike ku 10 Subjekte ushtronin veprimtari ilegale të pa licencuar nga AKPPM-ja ( dy depo dhe 8 subjkete afariste me pakice).”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Inspektorati Farmaceutik ka konfiskuar barna ilegale pothuajse në tërë Rajonin e Kosovës, por më të shpeshta kanë qenë Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Peja.

Osmanaj ka bërëm e dije se AKPPM-ja ka pezulluar 4 licensa, dhe janë anuluar licensat e veprimtarisë për 60 subjekte farmacuetike.

“Po ashtu nga rekomandimet e dhena të Inspektoratit Farmaceutik se disa subjekte edhe pse janë të licencuar nuk i respektonin dispozitat ligjore ne fuqi, për pasojë, brenda kësaj periudhe nga AKPPM-ja janë pezulluar 4 Licenca të të veprimtarisë për 4 subjekte dhe janë anuluar licencat e veprimtarisë për 60 subjekte farmaceutike.”, ka shtuar tutje ai.

Vlen të theksohet se në krahasim më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi më pak subjekte ku janë konfiskuar barnat ilegale po ashtu dhe sasia e barnave të konfiskuara në të njëtin subjekt është me e vogël.

“Konfiskimi i barnave dhe numri i lartë i vendimeve të shqiptuara të njëjtën periudhe të vitit të kaluar ka sjellë si rezultat zvoglimin e institucioneve që kanë ofruar shërbim shëndetësor farmaceutik në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.”, vlerëson ai.

Në 38 subjekte që ishin të licencuar të njëjtit posedonin edhe produkte medicinale në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, barna pa banderola dhe barna me origjinë nga vendet e rajonit. /Indeksonline/

- Advertisement -
Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz