back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditEnde ka mungesa të sinjalistikës në disa rrugë në Rajonin e Pejës

Ende ka mungesa të sinjalistikës në disa rrugë në Rajonin e Pejës

Të ngjajshme

Ferronikeli pas dy dekadash privatizim: 80 punëtorë, zero prodhim

Nga rreth 700 punëtorë aktivë, kompania për prodhimin dhe...

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vite burgim për krime lufte kundër njerëzimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me...

Benita shijon në maksimum këngën e saj “Bugatti”

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Benita,...

Rritet numri i gjobave – telefon, shpejtësi e semafor, shkeljet më të shpeshta në trafik

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë muajit të kaluar...

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e institucioneve

Situata aktuale politike në vend, rezultati zgjedhor, procesi i...

Në shumë zona rurale po ndërtohen nyje të reja rrugore që lidhen me rrugët magjistrale, por sinjalizimi mbetet i paplotë. Një shembull është rruga që kalon përmes Jabllanicës dhe Kliqinës, e cila mundëson lidhje të drejtpërdrejtë me komunën e Deçanit e të cilës i mungon sinjalizimi adekuat.

“Në fshatin Kristovc të komunës së Pejës, nuk ka sinjalizim me emra të fshatrave, këtu ndahen rrugët që të çojn në Baran, tjetra për Poterrq dhe askund nuk ka shenj dhe është problem me u orientu, unë vet kom bo kërkesa disa herë te kryetari i komunës dhe i ka thon që kjo është kompetencë ma shumë e qeverisë se këtë rrugë e ka shtruar qeveria, ato shenjat që janë të vendosen në rrugë magjistrale janë vendos nga qeveria, ne kemi bo kërkesa”, tha Fekë Hatashi – banor i fshatit Jabllanicë.

I njëjti problem haset edhe në fshatrat e Komunës së Klinës. Emri i fshatit Ujmirë, nuk është i shënuar në asnjë tabelë sinjalizuese rrugore.

“Brenda fshatrave nuk ka tabelë sinjalizuese se ku shkëputet fshati prej fshatit”, tha Sokol Krasniqi, banor i fshatit Ujmirë.

Njohësi i komunikacionit, Lavdim Hamidi, thekson se tabelat informuese janë ndër rregullat më elementare të qarkullimit rrugor.

‘Te udhëkryqi në Jagodë në drejtim për Budisalc, që kryqëzohet me fshatin Krushevë, kemi mungesë të shenjave të vendbanimeve apo të emrave të fshatrave që të dim se ku është për me hy në Krushevë dhe në mungesë të këtyre shenjave qytetari e ka të pamundur që ta di se ku fillon apo ku përfundo ai vendbanim”, tha ai.

Vendosja e shenjave me emërtimet e fshatrave në rrugët magjistrale është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa sinjalizimi në rrugët lokale është përgjegjësi e komunave.

Zyrtarët nga të dy komunat thonë se ky shërbim nuk ka kosto të lartë, por që prioritet i është dhënë emërtimit të rrugëve./RTK

Të Fundit

Sport

ShowBiz