EMRI/ Tritoli në lokalin në Rrugën e Durrësit, arrestohet 46-vjeçari nga Lushnja
dp

Lexo edheI riu nga Malisheva dërgohet pa shenja jete në QKMF, policia nis hetimet

Policia e Tiranës ka arrestuar 46-vjeçarin Hysni Lila, banues në Lushnje, si një nga të dyshuarit për vendosjen e një sasie lënde plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, më 18 korrik 2025.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se motomjeti i përdorur për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të Lilës, i cili dyshohet se ia ka dhënë autorit të sulmit.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. Materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lexo edheI riu nga Malisheva dërgohet pa shenja jete në QKMF, policia nis hetimet