back to top
Sunday, March 1, 2026
BallinaSportEmre Can e humb sezonin, këput ligamentet e gjurit

Emre Can e humb sezonin, këput ligamentet e gjurit

Të ngjajshme

Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi

Një sulm me dronë nga Irani ndaj bazës detare...

Man Utd e përmbys rezultatin ndaj Crystal Palace, shënon Sesko

Manchester United ka arritur ta përmbys rezultatin ndaj Crystal...

Sesko ‘heroi’ i Carrickut, shënon sërish në Premier League

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar golin e dytë...

Borussia Dortmund do të jetë pa Emre Can, për një periudhë të gjatë kohore pas një dëmtimi serioz në gju.

Mesfushori pësoi një këputje të ligamenteve të kryqëzuara në gjurin e majtë gjatë përballjes së Bundesligës kundër FC Bayern Munich, duke u detyruar të largohet nga fusha dhe tashmë pritet të mungojë për disa muaj, shkruan Indeksonline

Lajmi është konfirmuar nga klubi, i cili e cilësoi dëmtimin si një goditje të madhe për skuadrën në një fazë vendimtare të sezonit.

Drejtori sportiv i klubit, Sebastian Kehl, shprehu zhgënjimin për situatën:

“Lëndimi i Emre-s është jashtëzakonisht i hidhur. Jo vetëm për të, por për të gjithë ne. Ai është kapiteni ynë, gjithmonë e vë ekipin në vend të parë dhe është një pjesë e rëndësishme e klubit tonë. Emre do të marrë gjithë mbështetjen tonë në muajt në vijim në mënyrë që të mund të rikuperohet plotësisht.”

/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz