back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleEmocionuese, shoku shkruan poezi për Samir Recin e ndjerë

Emocionuese, shoku shkruan poezi për Samir Recin e ndjerë

Të ngjajshme

​Gjithçka gati për startin e Ligës së Kampionëve 2025/26

Liga e Kampionëve e UEFA-s, kompeticioni më prestigjioz për...

Batatina premton se Llapi do të kthehet, i godet rëndë kritikët

Llapi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e...

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e...

 

Vdekja e papritur Samir Rrecit nga fshati Llaushë e Skenderajt në moshën 26 vjeçare, ishte pikëlluese jo vetëm për familjen por edhe më gjerë.

Ndarja nga jeta e Samir Rrecit ishte edhe më pikëlluese, pasi nuk arriti të realizoj ëndrrën e tij të martohej më të fejuarën e tij, sepse pikërisht para një muaji ai ishte fejuar, ku ëndërronte të martohej e të krijonte familjen e tij, tranmseton Drenica Press.

Shoqëria që e njohën Samirin mbajnë mend si një djalë të thjeshtë e punëtor, i buzëqeshur e i respektuar.

Njëri nga shokët e tij, Lulëzim Berisha ka shkruar edhe një poezi për të.

E more Avin more vëlla,

Rrugët ndërmjet teje dhe meje sot janë nda.

Kur vin miq mem viztu

Thuj te vorri Samir u shku.

Amanet nuses time, me ja la thuj,

Dashuria jon kaq ish ka.

Ma mirë ka qenë mos mu feju.

Si vorrin ti mem vizitu.

E te vorri mum vizitu vetëm mu

Mem kujtu, dij që unë të kam dashuru.

Darsum pritum për me ba,

Por vdekja kështu ish kanë.

A moj nënë e mjera nënë,

Per ty dhimbja është shumë e randë.

Ishe në pritje për mem martu

Por jeta kështu ish kanë.

O Avni more vëlla, shko te motrat për mi pa.

Për mi pa mi vizitu, thuj atyre që shumë i du.

A moj motra nuk muj me ardh

me ju vizitu

po unē gjithmon juve  ju du.

Për  nënen e motrat e mia, unë u fejova,

Po nusen te shëpia nuk muj e mora .

Nuk munda me marr , nuk munda në shëpi me pru ,

nēnes punët me ja letëhësu.

Kështu jeta qenka shkru unë me vdek,

Ju mos men harru.

Kur të ju merr malli për mu,

Ejani te varri mem vizitu!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz