Kthimi nga shkolla për Elona Sylen ishte fatal pasi një makinë e goditi për vdekje. Pas afro një muaji që Elona la këtë botë, mësuesja e saj Anita Veliqi-Gashi ka shkruar një poezi për nxënsen e saj, pikërishtë në ditëlindjen e Elonës së ndjerë më 17 dhjetor.
Nxënses Elona Syla
Përfundova mësimin
U nisa për shtëpi
Pasi qëndrova pak
Më erdh një telefonat
Një nxënëse nga klasa ime
E kish shkel makina
Në dalje të qytetit
Te fshati Klinë
Fillova t’i thërrisja
Prindërit me radhë
Fëmijët nga shkolla
A kishin ardh
Më vonë e kuptova
Më thanë që është Elona
Mu mbushen sytë me lot
E nuk mund të besoja
Telefoni im asnjë çast spushonte
Të gjithë duke më pyetur
E shpresa na mbante
Pasi mora lajmin
Elona ndrroi jetë
Nuk mund të besoja
Thoja s’është e vërtetë
Shpirti më qante
Zemra më dhimbte
Ti ndrrove jetë e në zemren time
U ngul një shigjetë
Mblodha forcën time
Ta ngasja makinen
Lotët nuk më ndalshin
Për Elonen time
Shkova në klasë
Me zemër të thyer
Çfarë t’u them nxënësve
Për shoqen e tyre.
Pasi i shikova
Shpërthyen në vaj
S’dilte zë nga goja
Nuk mund t’i ngushlloja
Sot nga klasa jonë
Na u nda një lule
Ah sa shum dhimbje dhe lot
Si t’vazhdojm më tutje
Lëvizja nëpër klasë
Shoh punimet e tua
Shenjën STOP të fundit
Në muri ta vura
Sikur e parandjeve
Që më sdo të jesh
Sa shum kujtime
Le në mes nesh
Portofolja jote
Plot teste e punime
Të gjitha me pesa
Pa asnjë gabim
Sukseset e tua
Nuk kishin të ndalur
Në çdo lënd plot pesa
Ishte mbush ditari
Na e le mësuesën
Më zemër të thyer
Kurr s’do të harrojm
Do tjeshë në kujtime
Me 17 dhjetor
Ditëlindjen festoje
Sot mungon e dashur
E ne smund t’pajtohemi
Fli e qetë e dashur
Gjithmonë do t’kujtojm
Gjithmonë do t’jesh në zemër
E dashura Elonë.
www.drenicapress.info/