Imami shqiptar në Nju Jork, Tahir Kukaj nga Tërsteniku i Drenasit, është takuar me djalin e tij pas 12 vjetësh. Këtë moment prekës të përjetuar në SHBA, të dy e kanë ndarë me miqtë e tyre në rrjetin social Facebook.
“Vllazen, shokë, miq e dashamirë…mbas 12 vitesh e shkrepem edhe ne nga nje foto me babë Tahirin!”, ka shkruar Burhani, djali i imamit.
Të njëjtin postim e ka shpërndarë në murin e tij edhe vet imami, përcjell AktivPress.
Tahir Kukaj e drejton Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island në Nju Jork.
Ai shquhet për qëndrimin kritik që e mbanë ndaj nxitësve të urrjejtjes ndaj islamit si fe.
Haptas, ai e ka shprehur mospajtimin me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për kufizimin e hyrjes në SHBA të qytetarëve nga shtatë vendet me shumicë myslimane.
Kukaj, njihet si bashkëpunues i madh me përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare që veprojnë në Nju Jorkut.
Vitin e kaluar ishte sulmuar brenda në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare, nga një person me histori të vjetër kriminale i cili fillimisht kishte mallkuar myslimanët në përgjithësi./AktivPress/
