Emocionuese! Babai i vdekur sapo i tregoi gjininë e bebit kësaj gruaje (Video)
BILLI

Lexo edheKeni djersitje gjatë natës? Menjëherë tek mjeku, jeni të prekur nga…

Muajt e shtatzënisë janë periudha më e ndjeshme dhe më e ëmbël gjatë jetës së një gruaje. Çdo moment ajo e përjeton në një mënyrë të veçantë, dhe sidomos kur mëson gjininë e bebit.
Jenniferi e mori vesh në mënyrën më surprizuese të mundshme. I shoqi i përgatiti një surprizë, ku bashkoi në një regjistrim, zërin e babait të saj të vdekur. Videoja u bë virale dhe e postoi vajza e madhe e gruas shtatzënë.

Lexo edheKeni djersitje gjatë natës? Menjëherë tek mjeku, jeni të prekur nga…
“Mami im është shtatzënë dhe nuk donte ta dinte gjininë derisa babi im zbuloi një mënyrë fantastike për t’ja thënë. Bashkoi zërin e gjyshit që s’jeton më dhe i dha lajmin e bukur,”- shkruan ajo krahas videos në Twitter.
“Kjo ishte mënyra më e veçantë që mendova për të të thënë gjininë e fëmijës tonë. S’do ta bëja pa një ndihmë të vogël,”- dëgjohet të thotë i shoqi më pas vazhdon regjistrimi i sajuar,- “Çkemi Jenny, jam unë babai yt, është një vajzë.” Menjëherë Jenny ka shpërthyer në lot!