Emigrantët sirianë zhveshen dhe dhunohen nga policia greke

Emigrantët sirianë kanë akuzuar policinë greke se i kanë zhveshur dhe dhunuar me ‘sende ushtarake’.
Sirianët të ardhur nga Turqia derisa po përpiqeshin që përmes Greqisë, të shpërndaheshin më gjerë nëpër Evropë, përveç akuzave ndaj policisë greke, ata ndjehen të zemëruar edhe nga presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan, pasi e akuzojnë atë se i dha shpresë të rreme për një jetë më të mirë në Evropë, duke i lejuar ata të largoheshin nga Turqia.
Agjencia turke TRT, publikoi foto të emigrantëve gjysmë të zhveshur duke u ngrohur në një rreth zjarri shumë pranë kufirit grek.
Disa prej tyre pretendojnë se policia greke i ka dhunuar me “sende ushtarake”. Më herët policia greke ka hedhur në drejtim të emigrantëve gaz lotsjellës, si dhe ka qëlluar ndaj tyre me armë, për t’i zmbrapsur ata dhe mos t’i lejuar të kalojnë kufirin.

Lexo edheJackie Chen i prekur nga koronavirusi? Flet vet aktori
Ndërsa, policia greke mohon kategorikisht të kenë plagosur apo edhe vrarë emigrantë.
“Nuk e dimë se çfarë po ndodh. Ne jemi si lodra për ta. Jemi kthyer në një “top” dhe të gjithë po e shkelmojnë nga njëri drejtim në tjetrin. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne”, tha njëri nga emigrantët. /Gazeta Sinjali/




















