BallinaRegjionaleEmërohen dy nënkryetarë të rinj të degës së PDK-së në Skenderaj

Emërohen dy nënkryetarë të rinj të degës së PDK-së në Skenderaj

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Dega e PDK-së në Skenderaj në vazhdën e takimeve mobilizuese organizative sot ka mbajtur dy takime.

Kryesia e degës në takimin e Kryesisë ka shqyrtuar aspekte të ndryshme të organizimit të Rinisë Demokratike dhe Gruas Demokratike, si dhe nevojën e përkrahjes së këtyre organizatave partiake. Në takim e Kryesisë janë diskutuar edhe çështjet organizative, ku është ngritur nevoja  e fuqizimi i rolit të Kryesisë së degës, duke pasur parasysh mungesën e gjatë të Kryetarit të degës Sami Lushtaku, me propozimin për emërimin e dy nënkryetarëve të rinj të degës. Në këtë aspekt Kryesia e degës ka marrë vendim që të emërohen edhe dy nënkryetarë të rinj: Rafet Rama dhe Bekim Haxhiu, të dy anëtarë të Kryesisë dhe deputetë të Parlamentit të Kosovës.

Me këtë vendim dega e PDK-së në Skenderaj do t’i ketë tre nënkryetarë; Abdy Ymeri, Rafet dhe Bekim Haxhiu.

Ndërsa takimin me kryetarët e nëndegëve dhe seksioneve ka pasur për qëllim mobilizimin e strukturave të partisë në terren. Gjithashtu u vendos që të shtohet aktiviteti me aktivistë të PDK-së, në mënyrë që në muajin e ardhshëm të ketë aktivitet konkrete në nëndegë dhe seksione të partisë. Në këtë takim u konstatua se PDK në Skenderaj është e konsoliduar në të gjitha nivelet e organizimit partiak.

Me qëllim të mobilizimit të strukturave të PDK-së në terren edhe RDK e GDK janë duke bërë aktivitete të rregullta dhe intensive.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz