BallinaLajmeEmër i njohur për Policinë – Kush është Korab Bajgora që kërcënoi...

Emër i njohur për Policinë – Kush është Korab Bajgora që kërcënoi familjen Haradinaj

Të ngjajshme

Meloni bëhet udhëheqësja e parë e BE-së që viziton Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shkuar për vizitë në...

Merdare: Kapen cigare elektrike të padeklaruara, vlera rreth 10 mijë euro

Dogana e Kosovës ka konfiskuar në Merdare mallra të...

77 vjet nga themelimi i NATO-s

NATO, e themeluar 77 vite më parë më 4...

Gjakovë: Arrestohet personi me mbi 5 kg marihuanë, konfiskohet automjeti

Një person është arrestuar më 3 prill në Gjakovë...

Korab Bajgora, i arrestuar të premten për kërcënimet ndaj familjes së Ramush Haradinajt, del të jetë emër i njohur për organet e drejtësisë.

Bajgora, me vendbanim në Pejë, ishte arrestuar në janar të vitit të kaluar nga Policia.

Ai dyshohej se kishte kërcënuar zyrtarët e Policisë së Kosovës derisa ata po mundoheshin ta neutralizonin të dyshuarin.

“Nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vras veten”, thuhej se kishte thënë Bajgora, bazuar në një raportim të Sinjalit më 15 janar të vitit 2025.

Bajgora atë kohë dyshohej për dy vepra penale “Mbajtje nё pronёsi kontroll, posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Pёrdorim i armёs apo mjetit tё rrezikshёm”.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia kishte gjetur një pushkë automatike dhe një pistoletë, si dhe disa fishekë.

Bajgora u arrestuar përsëri të premten, por këtë radhë për kërcënime ndaj Ramush Haradinajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz