back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditËmbëlsirë pa gluten me mollë dhe bajame

Ëmbëlsirë pa gluten me mollë dhe bajame

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Një gatesë perfekte për ata që kujdesen për shëndetin

Përgatiteni lehtësisht këtë ëmbëlsirë të shijshme dhe të butë, ideale për çdo rast.

Përbërësit:

▪ 200 g miell MIX C, Schär
▪ 55 g bajame të bluara
▪ 3 vezë
▪ 270 ml kos (i lëngshëm ose i trashë)
▪ 1/2 pako pluhur për pjekje
▪ 100 g gjalpë i zbutur
▪ 1 lugë gjelle ekstrakt vaniljeje
▪ 100 g sheqer
▪ 1 pako sheqer vaniljeje
▪ 120 g mollë të prera në kubikë

Përgatitja:

1. Në një enë vendosni gjalpin dhe të dy llojet e sheqerit. Rrihni mirë derisa masa të bëhet homogjene.

2. Shtoni vezët, vaniljen dhe kosin, dhe përzieni shkurtimisht. Më pas, gradualisht shtoni bajamet e bluara dhe miellin e përzier me pluhurin për pjekje. Në fund, shtoni mollët e prera në kubikë dhe përzieni.

3. Masën derdhni në një formë për pjekje me diametër 20 cm. Piqeni në furrë të parangrohur në 170°C për 45–50 minuta (varësisht nga fuqia e furrës suaj).

4. Kur ëmbëlsira të jetë gati, lëreni të ftohet plotësisht dhe sipas dëshirës spërkateni me sheqer pluhur.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

Të Fundit