Aktorja Elia Zaharia ka zbuluar arsyen përse në rrjetet sociale, konkretisht Instagram, mban ende mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, Princ Lekës, ndonëse të ndarë (madje, me shumë bujë).
Ajo sqaroi se bëhet fjalë për një problem teknik dhe se nuk është me vullnetin e saj. Elia theksoi se ka kontaktuar me kompani IT-je për ta hequr, por pa rezultat.

“E mbaj akoma sepse nuk hiqet, nuk varet nga unë. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon.
Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim. Ka mbetur ashtu, e kuptoj që shumë njerëz mund të bezdisen dhe t’i shqetësojë. Por nuk ka të bëjë me vullnetin apo dëshirën time. Në çdo punë që kam bërë kam pasur mbiemrin tim, Zaharia. Nuk kam punuar me mbiemrin tjetër.”
Po ashtu, ajo theksoi se njerëzit nuk duhen të bezdisen nga ky fakt, pasi këtë mbiemër e mban edhe vajza e saj.
“Për ata që mund të ngrejnë pyetje, derisa të zgjidhet le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës, i gocës. Duhet të jemi në promovim të punës, ndaj nuk kam hapur Instagram tjetër. Ka vështirësinë e vet, por nuk është e pamundur”, u shpreh aktorja.

Elia Zaharia dhe Princ Leka u ndanë zyrtarisht në maj të këtij viti. Ky i fund ka nisur një romance të re me fotografen, Blerta Celibashi.