back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaRegjionaleDrenasElezi i VV-së: Rruga e zejtarëve në Drenas duket si zonë kufitare

Elezi i VV-së: Rruga e zejtarëve në Drenas duket si zonë kufitare

Të ngjajshme

BE-ja ashpërson ligjet e azilit, kërkesat nga kosovarët do të përpunohen më shpejt

Parlamenti Evropian dha miratimin përfundimtar për një listë që...

Policia identifikon një 18-vjeçar si të dyshuar për të shtënat në Kanada

Një 18-vjeçar është emëruar si i dyshuari për të...

​Përplasje titanësh në Kupën e Mbretit: Atlético–Barcelona ndez gjysmëfinalen sonte

Atlético Madrid dhe Barcelona përballen në gjysmëfinalen e Kupës...

Dy persona rrahin një tjetër, policia interviston të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar së një rast i...

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Lëvizja Vetëvendosje, Shemsi Elezi ka kritikuar pushtetin lokal në Drenas, se që nga paslufta nuk është bërë asnjë investim në rrugën e zejtarëve.

Elezi ka shkruar se kjo pjesë në shikim të parë të jep përshtypjen se nuk je në një qytet, por në ndonjë zonë kufitare ku hyrje daljet janë të bllokuara dhe të japin përshtypjen e ekzistimit të ndonjë gjendje të jashtëzakonshme ( e një konflikti apo fillimi i një lufte ) .
Aty shihet edhe një dritë e qytetit e cila është vendosur në vitin 1982 e cila ka funksionuar deri ne vitin 1991. Kjo dritë vazhdon të mos jetë në funksion deri me sot.

Kryetari Lladrovci gjatë fushatës së vitit të kaluar u kishte premtuar zejtarëve se qysh në muajin e parë të qeverisjes do të investojë në këtë rrugë. Këta zejtarë për 17 vite me radhë janë taksapagues dhe investimet e komunës nuk janë parë deri me tani.

Vlenë të ceket se edhe mbulojat e pullazeve të këtyre lokaleve janë me materialet që konsiderohen tē dëmshme për shëndetin e njeriut.

Ne si Lëvizje nuk premtojmë shumë, por këto probleme që janë shqetësuese do t’i rregullojmë qysh në ditët e para të qeverisjes tone, shkruan kandidati për kryetar të Drenasit, Shemsi Elezi. /Drenica Press/

Image may contain: sky, tree and outdoorImage may contain: plantImage may contain: sky and outdoor

Të Fundit

Sport

ShowBiz