back to top
Monday, October 13, 2025
BallinaLajmeElezi: Janë numëruar mbi 200 vendvotime

Elezi: Janë numëruar mbi 200 vendvotime

Të ngjajshme

Zeqiri: Serbët erdhën për të votuar edhe përmes “varkave”

Për dy vite, udhëhoqi me njërën nga komunat veriore...

Ramiz Lladrovci nga stadiumi: Folni me gjuhën e kampionit shqiponja, duam fitore

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili mbrëmë doli...

Suedia dominon, Kosova shënon, mbyllet pjesa e parë në “Ullevi”

Kosova ka shkuar në pushim me epërsi minimale ndaj...

Nesër temperaturat deri në 16 gradë Celsius

Të martën pritet të mbajë mot i vranët dhe...

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka folur për procesin e numërimit të votave.

Ai ka thënë se Janë numëruar mbi 200 vendvotime, platforma e rezultateve po funksionon pa asnjë pengesë, por vetëm në QKN Prishtinës ka probleme me internetin

“Nuk ka ndonjë problem me funksionimin e platformës së rezultateve të KQZ-së, por, për shkak të internetit të dobët, në QKN e Prishtinës shpeshherë po ka probleme me transmetimin e pamjeve në televizorët/ekranet për vëzhguesit. Në këto ekrane shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit ku prezantohen  fletëvotimet, për tu parë nga të gjithë. Pra, nuk ka rënë sistemi apo platforma e rezultateve, pasi ajo po funksionon pa asnjë problem dhe po mundëson këtë proces në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat tjera, ashtu siç ka funksionuar edhe të dielën me transmetimin e rezultateve preliminare dhe statistikave tjera nga votimi”.

“Deri më tani, janë verifikuar rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e sibjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale si dhe janë numëruar votat për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga mbi 200 vendvotime në nivel vendi”, ka thënë ai për express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz