back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeElezi: Deri në ora 09:00 në 25 përfaqësi diplomatike votuan mbi një...

Elezi: Deri në ora 09:00 në 25 përfaqësi diplomatike votuan mbi një mijë votues

Të ngjajshme

Tailanda dhe Kamboxhia bien dakord për armëpushim pas javësh përleshjesh të përgjakshme

Tajlanda dhe Kamboxhia kanë rënë dakord për një armëpushim...

Mërgimtarët duke pritur në radhë në Cyrih për të votuar, Gërvalla publikon pamje

Ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë...

MPJD fton diasporën të dalin në votime: Vota juaj është e rëndësishme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bën të...

Kërkohet reagim i BE-së ndaj Serbisë që hapi vende pune në institucionet paralele Kosovë

Njohës të sigurisë dhe të çështjeve politike i vlerësojnë...
- Advertisement -

Në ora 05:00 me kohën lokale të Kosovës në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll ka filluar votimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit, si dhe nga ora 07:00 votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike në Evropë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencën për media ka treguar se në 25 përfaqësi diplomatike ku edhe ka filluar procesi i votimit, dhe se deri në orën 09:00 nga 19 mijë e 187 votues, kanë votuar 1 mijë e 659 prej tyre.

- Advertisement -

“Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit që janë nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar procesi i votimit deri në ora 09:00 nga 19 mijë e 187 votues të regjistruar kanë votuar 8.64 për qind, apo një mijë e 659 prej tyre”, tregoi Elezi.

Ai ka treguar edhe se në përgjithësi janë 29 përfaqësi diplomatike.

“Numri i përgjithshëm i shtetaseve të Kosovës për të votuar në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës është 19 mijë e 187 votues. Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë gjatë ditës së sotme pasi në listën votuese që janë dërguar në këto përfaqësi janë vetëm emrat e shtetase që kanë zgjedhur këtë mënyrë të votimit”, tregoi ai.

Elezi ka treguar edhe kur dhe si nisi votimi në përfaqësi diplomatike.

“Procesi i votimit në ora 05:00 sipas kohës lokale në Kosovë ka filluar në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll. Ndërsa në ora 07:00 po ashtu sipas kohës lokale në Kosovë votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike që ndodhen në Evropë”, deklaroi Elezi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz