back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeEkstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Të ngjajshme

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Mot i vranët dhe me mundësi për riga shiu të premten

Moti në Kosovë të premten pritet të jetë kryesisht...

Sulmi izraelit vret dy akademikë në universitetin libanez

Dy akademikë u vranë nga një sulm ajror izraelit...

Spahiu: Kurti u tregua koprrac, duhej t’ia ofronte postin e presidentit PDK-së ose LDK-së

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka thënë se kryeministri Albin...

Është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë, i dyshuari që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare për veprën penale “Kanosje”.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe atyre zvicerane.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prizrenit për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 17.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Republikën e Kosovës”.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz