Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari që tentoi të vrasë një person në Kamenicë
dp

Lexo edheRaportohet e zhdukur një grua në Prizren

Një i dyshuar, mashkull kosovar, është arrestuar dhe ekstraduar nga Gjermania, nën dyshimin se kishte tentuar të vrasë një person në Kamenicë.
Rasti kishte ndodhur në gusht të vitit të kaluar, raporton IndeksOnline.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Por, si kishte ndodhur rasti?
Më 8 gusht të vitit 2024, rreth orës 19:05, policia pranoi informatën për të shtëna me armë në Kamenicë.

Lexo edheRaportohet e zhdukur një grua në Prizren
Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti viktimën dhe një gëzhojë të një revoleje të kalibrit 9 mm.
Viktima kishte pohuar se u sulmua fizikisht dhe me armë nga i dyshuari, që u largua me veturë në drejtim të panjohur.
Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima kishte pranuar tretman mjekësor.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./IndeksOnline/