back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeEkstradohen dy kosovarë, njëri ishte burgosur në Francë e tjetri në Gjermani

Ekstradohen dy kosovarë, njëri ishte burgosur në Francë e tjetri në Gjermani

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Kosovë janë ekstraduar dy shtetas kosovarë, njëri nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

L.V, 1990 dhe A.M, 1991 u ekstraduan falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me dy shtetet përkatëse.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 23.12.2025 ka bërë ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. 1990, dhe A.M. 1991 njëri i ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca për në Kosovë. Ky ekstradim u bë falë bashkëpunimit me këto dy shtete”.

Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete gjermane përkatësisht ato franceze, pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë.

“Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prishtinës, përkatësisht Gjilanit për vazhdim me procedurat tjera ligjore”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz