back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaKulturëEkspozitë në Galerinë e Ministrisë me veprat e Mustafa Arapit

Ekspozitë në Galerinë e Ministrisë me veprat e Mustafa Arapit

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

 

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës është hapet ekspozita e piktorit të njohur të ngjyrës dhe grafikës, mjeshtrit restaurues dhe konservues të veprës së artit mesjetar, z. Mustafa Arapi.

Kjo ekspozitë me titull “Rrugëtim në imazhin mesdhetar”, është kuruar nga znj. Suzana Varvarica Kuka, studiuese e artit dhe drejtohet nga Dhurata Ramosaj Shala, koordinatore e GMK-së.

Kuratorja e kësaj ekspozite vlerëson se nga krijimtaria e Mustafa Arapit, janë përzgjedhur, për publikun vendas dhe të huaj të Kosovës, piktura dhe vizatimi i “vedutave” apo pamjeve urbane dhe rurale. Ato janë dy gjini në dukje fillestare në artet pamore, por në thelb kanë lidhje të pazgjidhshme me çdo artist pamor.

Ekspozita do të jetë e ndërtuar nga 34 piktura në vaj, ku pasqyrohet këndvështrimi i piktorit mbi pamjet e rëndësishme që ai zgjedh, të cilat do të kenë pranë një ndjesi dhe emocion vizatues të bardh e zisë dhe të linjës, gjë të cilën e realizojnë 31 vizatimet me laps.

Ekspozita “Rrugëtim në imazhin mesdhetar” do të qëndroj e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës , në kompleksin “Qafa” në Prishtinë.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz