Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, duke reaguar lidhur me ekspozitën në Prishtinë për masakrat në Kosovë, ka thënë se Natasha Kandiq drejtuese e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka bërë një punë që është nderuar nga të gjitha kampet politike dhe institucionet e Kosovës, lidhur me identifikimin e krimeve gjatë dhe pas luftës.
Maliqi, në postimin e tij, Shkëlzen Gashin e ka cilësuar si ‘’sharlatan’’, dhe ka kërkuar që në këtë ‘’rrëmujë publike’’, s’duhet që të ‘’merret zhag me vete edhe Kandiqi’’.
Postimi:
Natasha Kandiq mund të ketë qenë serbja e vetme e pranishme si mysafire e ftuar në seancën e Kuvendit të Kosovës kur u shpall pavarësia. Po flasim për një kohë kur në Beograd digjeshin ambasada perëndimore. Puna e organizatës së saj në identifikimin e krimeve gjatë dhe pas luftës është nderuar nga të gjitha kampet politike dhe insititucionet e Kosovës, së voni edhe me dhënien e çelësit të kryeqytetit, dhe shërben si bosht i ndërtimit të paqes në rajon. Në këtë rrëmujë publike mbi punën e një sharllatani dhe sofisti të dëshmuar si Hazreti Gashi i Metropolitankave të Prishtinës, e pakta që mund dhe duhet të bëhet është që të mos merret zhag me vete edhe Kandiqi, dhe të reagohet ndaj situatës nga prizmi i nacionalizmit primitiv folklorik.