Ekspozita “Identiteti përmes syve të fëmijëve”
dp

Lexo edheZemaj: Kemi parë largimin e 280 punëtorëve nga QKUK dhe nuk jep llogari askush, është fatkeqësi

Në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë më 17 korrik, nga ora 10:30 hapet ekspozita me fotografi titulluar “Identiteti përmes syve të fëmijëve”.
Kjo ekspozitë frymëzuese është rezultat i një udhëtimi pjesëmarrës ku fëmijët kanë eksploruar identitetin, komunitetin dhe ndërthurjet sociale përmes fotografisë. Fotot e tyre tregojnë histori të fuqishme shprese, guximi dhe ndryshimi – ndërkohë që i kanë ndihmuar të ndërtojnë vetëbesimin dhe aftësitë e komunikimit!
Ky aktivitet është pjesë e projektit të financuar nga BE-ja “Të Drejtat e Forcuara: Zhvillim gjithëpërfshirës dhe përfshirje sociale për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më të prekura nga diskriminimi në Kosovë”.

Lexo edheZemaj: Kemi parë largimin e 280 punëtorëve nga QKUK dhe nuk jep llogari askush, është fatkeqësi