back to top
Saturday, August 23, 2025
BallinaKulturëEkspo/ Arti në brumë – material dhe figurë

Ekspo/ Arti në brumë – material dhe figurë

Të ngjajshme

Paracetamoli mund të rrisë rrezikun për autizëm dhe ADHD tek fëmijët në barkun e nënës

Gratë shtatzëna duhet të marrin paracetamol vetëm me këshillën...

Hakerët ndërprenë komunikimin me më shumë se 60 anije iraniane

Grupi i hakerëve “Lib-Duhtegan” njoftoi se kreu me sukses...

Yndyra e ‘fshehur’ po ju plak në heshtje

Edhe njerëzit e dobët mund të jenë në rrezik...

Kur fillon plakja e vërtetë?

Edhe pse koha kalon në mënyrë të njëtrajtshme, trupi...

Galeria Kombëtare e Kosovës – Qafa, ditë me parë hapi ekspozitën personale të artistit Kemil Bekteši, të titulluar “I avashtë dhe i pandalshëm“, kuruar nga Bojan Stojčić. Ekspozit do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 14 shtator

Ekspozita e Bekteśit në Galerinë Kombëtare të Kosovës duket si një ndërthurje e kujtesës personale me reflektime universale mbi punën, migrimin dhe kohën. Brumi, si metaforë e diçkaje që gjallëron, rritet, por edhe prishet, është një simbol i fortë poetik. Megjithatë, ky simbol funksionon më së shumti kur i bashkëngjitet konteksti biografik dhe kur publiku është i gatshëm të lexojë përtej sipërfaqes.

Rrugëtimi personal dhe metaforik

Në qendër të ekspozitës së Kemil Bekteśit qëndron brumi, një material i thjeshtë, i zakonshëm, por i mbushur me shtresa simbolike. Ai shfaqet i shpërndarë mbi sipërfaqe çeliku, i ngjeshur brenda furrës, i rrjedhur jashtë kornizave, i grumbulluar në topa që fermentohen ngadalë. Këto gjendje të ndryshme nuk janë vetëm faza të përpunimit të bukës, por edhe metafora të jetës, kohës dhe migrimit. Brumi është trup i gjallë: fryhet, rritet, transformohet, prish kufijtë e hapësirës që e mban. Kështu, bëhet simbol i punës së dorës, kujtesës familjare (përmes figurës së babait bukëpjekës), por edhe i proceseve më të gjera shoqërore si lëvizja, ndryshimi dhe përballja me kufizime. Struktura e ftohtë e metaleve industriale e vendos këtë proces organik në një kontekst të ashpër, duke theksuar kontrastin mes gjallërisë së brumit dhe sterilitetit të makinës. Ndërkohë, fijet që ndërthuren në sfond krijojnë një rrjet vizual të ngjashëm me harta apo lidhje migratore, duke e shndërruar hapësirën e galerisë në një laborator të kujtesës kolektive dhe rrugëtimit personal.

Megjithëse ekspozita mbart një ngarkesë të qartë emocionale dhe simbolike, ajo vuan nga një problem i zakonshëm i artit konceptual: mbyllja brenda vetvetes. Pa e njohur biografinë e artistit apo pa lexuar tekstet shoqëruese, publiku rrezikon ta shohë thjesht si “brumë të hedhur nëpër hekura”. Përzgjedhja e materialit e që është e pazakontë për një galeri, është një armë e fuqishme, por edhe një rrezik: për shumë vizitorë, procesi i fermentimit ose mbetjet e brumit duken më afër një eksperimenti laboratorik sesa një përvoje estetike. Kjo çon te kritika negative, ekspozita, ndonëse e ngarkuar me ide, shpesh nuk arrin të komunikojë drejtpërdrejt me publikun. Në vend që të krijojë një hapësirë dialogu, ajo kërkon interpretim të ndërmjetësuar, duke rënë në kurthin e hermetizmit. Kjo e bën veprën të vlefshme për qarqe të ngushta profesionale, por e largon nga një pjesë e madhe e shikuesve, të cilët mund ta perceptojnë si të ftohtë, të huaj dhe madje edhe të lodhshëm. Në këtë kuptim, përqafimi i konceptit ka lënë mënjanë estetikën dhe përjetimin e drejtpërdrejtë, duke ngritur pyetjen e vjetër: a është kjo art për publikun, apo art vetëm për vetë artin?

Dimensioni kritik mbi artin konceptual

Arti konceptual shpesh synon të vendosë idenë mbi objektin estetik. Veprat e Bekteśit janë të fuqishme sepse marrin diçka shumë konkrete dhe të njohur (brumin, bukën, furrën) dhe i kthejnë në simbol universal të punës, kujdesit dhe migrimit. Ky lloj materiali është më i afërt me publikun, pra nuk është hermetik. Rreziku i artit konceptual qëndron në faktin se, pa tekst shpjegues ose pa njohur biografinë e artistit, një pjesë e publikut mund ta shohë thjesht si “brumë i kalbur në një furrë”. Pra, ideja nuk komunikon gjithmonë vetvetiu, kërkon një kontekst të jashtëm për t’u kuptuar. Ndryshe nga arti tradicional që synon të ofrojë kënaqësi vizuale, këtu bukuria nuk është qëllim. Në fakt, shëmtimi i materialit (brumi i prishur, metali i ftohtë) është pikërisht arma që përdoret për të provokuar. Kjo e bën veprën të vlefshme për diskutim, por edhe të diskutueshme si art.

«Tharmi është një organizëm i gjallë, një katalizator që aktivizon miellin, ujin dhe ajrin. Brenda këtyre materieve të qeta, ai zgjon potencialin e fshehur për të bashkëvepruar dhe për t’u bërë diçka tjetër: brumë, më pas bukë, simite, kifle dhe forma të tjera ushqimi. Ky proces transformimi, i pandryshuar për mijëra vjet, dikur besohej të ishte një formë magjie. Në mënyrë të ngjashme, migrantët aktivizojnë dhe riformësojnë jetët e tyre në shoqëritë perëndimore, jo vetëm duke u përshtatur me realitete të reja socio-ekonomike, por edhe duke i ndikuar dhe ndryshuar ato me heshtje dhe qëndrueshmëri. Në rastin e punëtorëve të furrave të bukës të shpërndarë nëpër Perëndim, të bërit e bukës ndërthuret me punën për të ndërtuar të ardhmen, për veten dhe për komunitetet që ajo punë ushqen».

Shkëputur nga teksti kuratorial i Bojan Stojčić

Biografi e artistit:

Kemil Bekteši (1997) është artist vizual boshnjak/kosovar me origjinë gorane, i cili në punët e tij eksploron tema të identitetit, gjeopolitikës dhe kujtesës kulturore përmes historisë personale të shënuar nga kufijtë dhe migrimet. Praktika e tij artistike përfshin gamë të gjërë të mediave duke përfshirë instalacione, skulptura, ndërhyrje publike me fokus të veçantë në punët e lidhura me vendin dhe kohën. Arti i tij shpesh reflekton përplasjet kulturore dhe politike mes vendeve të ish-Jugosllavisë, pasi gjatë jetës së tij ka lëvizur në të gjithë rajonin. Eksplorimi i çështjeve shoqërore nga Bekteši është shpesh i përqendruar në marrëdhëniet komplekse ndërmjet kombeve, kulturave dhe historive, dhe mënyrën se si këto shprehen në format vizuale bashkëkohore. Puna e tij shqyrton dinamikat si ndërpersonale ashtu edhe gjeopolitike, duke e pozicionuar atë si zë reflektues në diskursin e vazhdueshëm mbi identitetin rajonal. Ai përfunduar studime master (2021) dhe bachelor (2020) në Akademinë e Arteve të Bukura në Sarajevë, ku u nderua me Medaljen e Artë për arritje të shquara akademike. Në vitin akademik 2018/19, Bekteši studioi Artin Bashkëkohor në Faculdade de Belas Artes do Porto (Portugali). Në vitin 2023, ai mori pjesë në Akademinë WHW në Zagreb, Kroaci. Kemil Bekteši është nderuar me disa çmime, përfshirë Çmimin e Artit ZVONO 2024 për Artistët e Rinj Pamor në Bosnjë dhe Hercegovinë për vitin 2024, dhe ishte finalist për Çmimin MANGELOS (YVAA) për vitin 2022 në Beograd.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz