back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeEksperti i sigurisë: Kosova drejt NATO-s, Trump do të bëjë shpalljen në...

Eksperti i sigurisë: Kosova drejt NATO-s, Trump do të bëjë shpalljen në Tiranë

Të ngjajshme

Tre muaj radhazi, Arbër Hoxha më i miri në Kroaci

Arbër Hoxha po kalon një edicion fantastik. Këtë e...

Kërkohet shtyrja e shqyrtimit të afateve për votimin me postë

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është kërkuar...

Tjetër gol në “La Cartuja”, Barça realizon të tretin

Skuadra e Barcelonës është duke fituar 1:3 ndaj Real...

“Bebit nuk i rreh më zemra”, historia e dhimbshme e çiftit Hysko-Huta

Moderatori Turjan Hysko dhe bashkëshortja e tij, Orinda Huta,...

Në një lidhje direkte për emisionin Balkan Talks, eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi foli për zhvillimet e pritshme në rajon.

Elezi tha se sipas informacioneve që disponon, vizita e planifikuar e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë në vitin 2027 mund të shënojë një moment historik për Kosovën, duke e cilësuar atë si “Pavarësinë e dytë”, përmes anëtarësimit të vendit në NATO, shkruan euronews.

“Sipas informacioneve që kemi, vizita e presidentit të SHBA-së në Tiranë në vitin 2027 mund të shënojë një moment të rëndësishëm për Kosovën, pasi do të jetë “Pavarësia e dytë”, ku pritet që Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump të shpallë në Tiranë anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Elezi.

Elezi theksoi gjithashtu rëndësinë strategjike të sistemit të ri anti-raketor që sipas tij pritet të instalohet në Kosovë.

Ai theksoi se ky sistem i mbrojtjes ajrore, sipas tij, do të rrisë sigurinë jo vetëm për Kosovën, por për gjithë gadishullin e Ballkanit, duke garantuar mbrojtje nga kërcënimet e mundshme rajonale.

“Informacionet tregojnë se në kuadër të angazhimeve të reja amerikane në Ballkan, baza ushtarake në Ferizaj do të ridimensionohet dhe do të kthehet në një bazë ushtarake amerikane me ku brenda saj do të ketë sistem të mbrojtjes ajrore. Ky sistem pritet të rrisë sigurinë jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit të Ballkanit, duke garantuar mbrojtje nga kërcënimet e mundshme”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz