Eksperti i kriminalistikës, Koen Herlaar ka pohuar se Prokuroria i ka kërkuar ekzaminimin e një dokumenti mbi bazën e mikrotipeve për të vërtetuar se nga cili printer është bërë kopje.
Institucionit kërkues, sipas dëshmitarit, kërkoi që të bëjë ekzaminimin e një dokumenti mbi bazën e mikropikave.
Dëshmitari tha se nuk janë ekzaminuar të gjitha faqet e dokumentit. Pra, ai tha se nga dhjetë faqe, i kanë ekzaminuar vetëm tri prej tyre.
Herlaar pohoi se është arsyetim i arsyeshëm të thuhet që fletët që nuk janë ekzaminuar, ka mundësi të jenë printuar nga një printer tjetër.
“Po është e mundshme”, tha ai.
Në seancë u pohua se dokumenti ka pasur 5 fletë me kopje në të dy anët dhe se dëshmitari ka ekzaminuar vetëm faqen e parë dhe të dytë të fletës së parë, si dhe faqen e parë të fletës së dytë.
Këto përgjigje, dëshmitari i dha fuke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Bashkim Smakajt, Jonathan Elystan Rees. Një pjesë e konsiderueshme e pyetjeve të Prokurorisë për këtë dëshmitar, janë dëgjuar në seancë private për publike.