back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaBotëEkspertët thonë se eskalimi i konfliktit Rusi-Ukrainë do të ketë disa efekte...

Ekspertët thonë se eskalimi i konfliktit Rusi-Ukrainë do të ketë disa efekte edhe në Kosovë

Të ngjajshme

Të lënduarit në aksidentin afër Sllatinës janë në gjendje stabile

Personat e lënduar në aksidentin që ndodhi sot afër...

Pas Osmanit, edhe nga LVV-ja konfirmojnë se do të dërgojnë komente në Kushtetuese

Licencimi i Aktivitetit të Furnizimit me Shumicë (Tregtimit) të...

Kosova pranon fluturaket pa pilot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kosova ka pranuar fluturaket pa pilot “AeroVironment RQ-20 Puma”...

Haradinaj: Siguria sot është shndërruar në sfidë globale, Kosova duhe ta rris buxhetin për ushtri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit mbi Ukrainën duket se janë ulur paksa, pasi Moska tha se ka tërhequr disa prej trupave të saja të vendosura pranë kufirit, një pretendim që shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg e quajti “hapësirë për optimizëm të matur”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ende nuk ka parë sinjale në terren që mbështesin pretendimin rus, edhe pse tha se ka indikacione nga Moska se ka vullnet për të vazhduar dialogun dhe ka krijuar hapësirë për shpresë se kjo krizë mund të shmanget.

Megjithatë një luftë ruso-ukrainase mund të ketë ndikim në mbarë Evropën përfshirë edhe Kosovën.

Profesori universitar Ibrahim Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se efekti i parë i këtij konfliti do të ishte në dialogun Kosovë-Serbi.

“Nëse atje eskalon situata do të kemi një stagnim në procesin e dialogut, pasi do të kemi shpërqendrim të vëmendjes nga fuqitë e mëdha, nuk e di a do të jetë i përkohshëm apo në periudhë më afatgjatë”, tha Gashi, përcjell Telegrafi.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala thotë se Putini po përdorë metodat si Vuçiqi.

“Putini me njërën këmbë është në tentim për të bashkëpunuar me Evropën e në anën tjetër flirton me Kinën. Vuçiqi në njërën anë bashkëpunon me BE-në e në anën tjetër pansllavizmin me Rusinë”.

Analisti Dardan Gashi thotë se rasti i Ukrainës dhe Gjeorgjisë më parë është tregues për ne se dialogu duhet të përmbyllet sa më shpejt.

“Qysh e braktisi Gjeorgjinë e Ukrainën, perëndimi mund të na braktisë edh neve. Prandaj duhet ta forcojmë sovranitetin e ky bëhet duke u anëtarësuar në OKB sa më parë. Prandaj shtyrja e dialogut është e rrezikshme, sepse mund të vijë një moment kur kjo që iu ndodhi Ukrainës e Gjeorgjisë mund të na ndodh neve”.

Analisti Ylli Hoxha thotë se Kosova padyshim që preket nga konflikti Rusi-Ukrainë.

“Ballkani gjithmonë ka qenë vendi ku puqen interesat gjeostrategjikë të tri palëve: BE, Rusi, Turqi. Por jemi me fat që vonë është kyçur edhe SHBA. Gatishmëria e Gjermanisë dhe Turqisë për të bërë kompromise me Rusinë gjithmonë iu ka kushtuar popujve tjerë”.

Profesori Arben Fetoshi thotë se shtrenjtimi i çmimeve në përgjithësi është rezultat i drejtpërdrejtë edhe i krizës Rusi-Ukrainë.

Ai thotë se Rusia ka një angazhim permanent në Ballkan duke zhvilluar një luftë hibride.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë është imituar plotësisht edhe nga Vuçiqi. Në njërën anë bota ruse, e në anën tjetër bota serbe”, deklaroi Fetoshi./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz