back to top
Monday, September 22, 2025
BallinaLajme​Ekspertët psikiatrik: Murseli dhe Plava pa çrregullime mendore

​Ekspertët psikiatrik: Murseli dhe Plava pa çrregullime mendore

Të ngjajshme

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ka vazhduar dëgjimi i dëshmitarëve në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, ku të akuzuar janë Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava. Në seancën e sotme, dëshminë e tyre e dhanë ekspertët nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, të cilët deklaruan se Naim Murseli dhe Granit Plava iu nënshkruan ekzaminimit psikiatrik dhe nuk kanë shfaqur çrregullime psikiatrike.

Po në këtë seancë, prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq hoqi dorë nga dëgjimi i dëshmisë së babait, nënës dhe motrës së Liriona Ademaj për shkak të gjendjes së tyre emocionale.

Edhe sot në gjykatore me pranga në duar u sollën tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kuhstrim Kokalla, derisa të pranishëm ishin edhe familjarët e tashmë të ndjerës, Liridona Ademaj.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq tha se nuk dëshirojnë të krijojnë shok emocional për tre dëshmitarët.

Ish-drejtori i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, në dëshminë e tij, ka thënë se gjatë ekzaminimit të Murselit nuk kanë vërtetuar se ai ka ndonjë çrregullim mendor.

Prokuroria e rastit kërkoi të di se si është vërtetuar se Naim Murseli ka qenë në gjendje t’i kontrollojë veprimet e veta në kohën e kryerjes së veprës.

Më pas eksperti, Haxhibeqiri tha se ekzaminimi psikiatrik nuk përfshinë vetëm shkresat e lëndës, por edhe bashkëbisedim, vrojtim të sjelljeve të tij, mënyra e të folurit etj.

“Çrregullimi afatgjatë prej fëmijërisë ose kronik deri tani nuk janë shfaqur asnjë element i çrregullimit, shqetësimit dhe në bazë të shkresave të lëndës nuk na është ofruar asnjë dokument që do ta vërtetoi këtë çrregullim ose këtë problem nga ana e fushës së shëndetit mendor. Dhe afatshkurtër është pjesa që ka të bëjë prej momentit të arrestimit e deri tek momenti i ekzaminimit… Natyrisht ekzaminimi psikiatrik nuk kryhet vetëm me shkresat e lëndës, bashkëbisedim, përcjellje, vrojtim, të sjelljeve të folurit, të shprehurit, dhe të gjitha këto merren për bazë me rastin e përpilimit të ekspertizë. Në pikën tre rreshtin e fundit e kemi shpjeguar se kjo është bazuar në sjelljen e tij dhe dinamikën para gjatë dhe pas veprës për të cilën nga ana e prokurorisë akuzohet”, tha ai.

Ish-drejtori i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri deklaroi se Naim Murseli gjatë ekzaminimit psikiatrik ka pas qëndrim koherent dhe e ka shpjeguar në pika ë qarta reagimin e tij pas vrasjes së bashkëshortes së tij Liridona Ademaj.

“Perlinçeviq:A e keni biseduar me të për veprën penale për të cilën akuzohet. Dhe me atë rast nëse po a mund të na sqaroni se si është sjell …Haxhibeqiri: në pikën katër bazuar në ekzaminimin psikiatrik analizën e shkresave të lëndës, deklaratave të dhëna në Polici dhe përshkrimit të dinamikës së rastit në faqe 6 të raportit duke qenë se zotërinë Murseli ka qenë i detajuar në çdo pikë në çdo sekuencë e ka shpjeguar me pika shumë të qarta gjithë procesin dhe natyrisht që kohë pas kohë gjatë ekzaminimit të kësaj pike që edhe në aspektin figurativ është ngritur është dal nga vetura të na demonstroj se cilat veprime dhe çka ka ndërmarrë…. Qëndrimi i tij ka qenë koherent gjendjes situatës në të cilën ndodhej “, tha ai.

Pyetje për ish-drejtorin e Instituti Psikiatrik dhe të Forenzikës, Shpend Haxhibeqirin pati edhe i akuzuari, Naim Murseli ndaj të cilit është kryer ekzaminimi psikiatrik.

Murseli kërkoi sqarime për raportin e ekzaminimin psikiatrik në atë se a thuhet në raport se ai e ka vrarë gruan e tij. Në përgjigjen e tij, eksperti psikiatrik deklaroi se Naim Murseli në asnjë rresht të ekspertizës, nuk thuhet një gjë e tillë.

“Murseli: Pyetja ime është kjo a e thotë raporti këto që unë e kam vrarë gruan time…’Fillimsith dua ta informoj opinion publik dhe trupin gjykues që ne nuk e kemi shpërndarë në asnjë moment ekspertizën psikiatrike të punuar nga Institutit i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës pasi aty ka të dhëna shumë sensitive të jetës dhe të zhvillimit psiko-social të klientit Naim Murseli, në asnjë moment në asnjë rresht të ekspertizës sonë nuk është deklaruar kjo të cilën e cek zotëri Murseli”, u shpreh ata.

Murseli kërkoi të di nëse e ka pranuar ndonjëherë veprën penale për të cilët akuzohet dhe se si rrjedhi raporti i ekzaminimit psikiatrik për të.

Haxhibeqiri tha se nga zyra e tij nuk ka rrjedh ky raport, ndërsa edhe trupi gjykues konfirmoi se ky raport nuk ka rrjedh nga gjykata.

“Musreli: Gjatë bisedave tona me juve dhe dy ekspertët tjerë të nderuar, a kam pranuar ndonjë fajësinë për veprën që e kam bërë për veprën për të cilën akuzohem dhe a e kam treguar versionin tim… Haxhibeqiri: Gjatë vlerësimit tonë ne asnjëherë nuk kemi parashtruar pyetjen apo kemi bërë shtytje që i njëjti se a ka kryer veprën apo jo. Pasi që nuk është detyrë e jo por e prokurorisë që ta zbuloj, por është e vërtetë që i njëjti ka mohuar gjatë deklarimit se ky e ka bërë vepërn ose planifikimin…Murseli: Si rrjedhi ekspertiza mjeko ligjore nga instituti ku jeni përgjegjës a rrjedhi nga ndonjë punëtorë i juaj apo nga gjykata atëherë….Haxhibeqiri: Prej neve jo se shoferi e ka marr nga zyra ime dhe këtë e them me përgjegjësi morale”, u shprehën Murseli dhe Beqiri.

Pas ish-drejtorit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike në këtë seancës u dëgjua edhe eksperti psikiatrik, Bujar Obërtinca e cili e ka ekzaminuar të akuzuarin, Granit Plava.

Obërtinca gjatë dhënies së dëshmisë së tij në gjykatore deklaroi se i akuzuari Granit Plava gëzon shëndet të plot mental dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik.

I pyetur nga prokurorja e rastit se Plava a kishte biseduar me ekspertët psikiatrik për aksidentin që kishte kaluar ku kishte pësuar lëndime në kokë kohë më parë se sa të kryhej vrasja e Liridona Ademaj, Obërtinca konfirmoi që janë njoftuar për këtë aksident dhe siç tha ai ekzaminimet radiologjike kanë treguar që i akuzuari, Granit Plava nuk ka marr asnjë dëmtim në strukturën e trurit nga ky aksident.

“E tërë kjo do të thotë që i njëjti gëzon shëndet të plotë mental dhe veprimet e tij nuk kanë qenë të ndikuara nga ndonjë proces patologjik psikik…Perlinçeviq: Gjatë ekzaminimit të të akuzuarit Granit Plava në bisedë a iu ka cekur ai që tërë kohën para kryerjes së veprës penale që akuzohet ka pasur aksident komunikacioni që e ka pas lëndim në kokë dhe nëse po a mund të na tregoni se ky lëndim i kokës a ka mundur ta sjell deri tek çfarëdo lloj çrregullimi në mendim apo diçka tjetër…Oberëtinca:I ekzaminuara na ka treguar se ka pas një aksident me motoçikletën e tij dhe po ashtu na ka treguar se ka qenë i trajtuar në spitalin e Mitrovicës e dhënë kjo e konfirmuar edhe nga babai i ekzaminimit ndërsa sa i përket pasojave nga ky aksident ato janë përjashtuar me anë të ekzaminimit radio0logjik CT-së ose tomografis së kompjuetrizuar dhe realizuar më datë 16.05.2025 ku nuk është përmendur ndonjë dëmtim i indit trunor respektivisht ky aksident ka kaluar pa ndonjë dëmtim në strukturë që do të thotë që truri i tij funksionon mirë dhe pa telashe”, ishte diskutimi mes tyre.

Pyetje për dëshmitarin e Prokurorisë pati edhe avokati i Granit Plavës, Skënder Gojani i cili pati vërejte edhe për raportin psikiatrik të Institutit të Psikiatrisë Forenzike për klientin e tij.

Ai kërkoi të di se nëse është bërë ndonjë vlerësim i ndikimit afatgjatë të ndikimit ndaj substancave narkotike apo analizë toksiokoligjiek te klienti i tij, Granit Plava.

“Sipas raportit tuaj a mund të na konfirmoni se ekspertiza juaj është bazuar në të gjitha të dhënat e disponueshme në kohën e përpilimit duke përfshirë shkresat e lëndës, ekzaminimin laboratori dhe vlerësimin psikologjik..Obërtinca: Po e konfirmoj një gjë të tillë….Gojani: Pas konfirmimit po pse nuk janë trajtuar disa aspekte si ndikimi i substancave narkotike dhe trauma në raport të ekspertizës”, pyeti mbrojtja e Plavës.

Më pas, eksperti psikiatrik, Bujar Obërtinca tha se nga ekzaminimi i tyre nuk është vërejtur mungesë e kontrollit emocional tek i akuzuari Granit Plava.

Ai konfirmoi se Plava kishte pranuar se është përdorues i kokainës dhe alkoolit.

“Nga ekzaminuar ynë nuk është vërejtur dhe nuk është evidentuar mungesë e kontrollit të impulseve apo mungesë të kontrollit emocional i njëjti ka aftësi të mira analitike, ka aftësi të mira ekzekutive që do të thotë i njëjti aktualisht nuk manifeston manifestime të shëndetit mendor….01’05.15Gjatë ekzaminimit psikiatrik i ekzaminuar ynë ka deklaruar se është përdorues i substancave psiko-aktive të tipit të kokainës dhe alkoolit por n ë kohën e vlerësimit të tij i njëjti nuk ka manifestuar simptomat apsitnenciale ose simptoma e ndërprerjes të abuzimit me substanca, ndërsa sa i përket traumës tek i njëjti nuk është identifikuar një fenomen i tillë ”, tha ai.

Në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademaj ishte paraparë që të dëgjohet Naim Uka nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, por ky I fundit kishte njoftuar gjykatën se për shkak të angazhimi professional në Turqi nuk mund të jetë present në seancën e sotme.

Seancat e radhës në rastin gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademaj u caktua më 6 tetor ku do të dëgjohet dëshmia e Naim Ukës nga IML, Jeton Binaku, Hasan Hasanaj, Naim Sadiku, ndërsa më pas më 10 tetor pritet të dëshmojnë babai i Naim Murselit, Shaban Murselit.

E ndjera, Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz