BallinaLajmeEkspertët amerikanë thonë se nuk do ta marrim vaksinën ruse, nuk kemi...

Ekspertët amerikanë thonë se nuk do ta marrim vaksinën ruse, nuk kemi informacione rreth saj

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që dyshohet se vrau vëllain e tij në Pejë

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin...

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Rusia ka aprovuar vaksinën e “parë në botë” kundër COVID-19, por ekspertët janë skeptikë për sigurinë dhe efektivitetin.

“Ne nuk kemi të dhëna për këtë”, tha neurokirurgu Sanjay Gupta, duke pohuar më tutje se “nuk do të ndihesha rehat duke marrë vaksinën, të quajtur Sputnik-V, për shkak të mungesës së informacionit në lidhje me të”, raporton CNN.

Gupta kujtoi kohën kur rusët thanë se po e zhvillonin një vaksinë ndaj Ebolas, megjithatë, kurrë nuk morrën ndonjë dëshmi rreth fazës së tretë.

“Kjo po fillon të tingëllojë shumë e njohur për llojet e mëparshme të fushatave të vaksinave jashtë Rusisë,” tha ai duek shtuar “… Sigurisht që nuk do ta merrja këtë. Unë nuk di asgjë për këtë vaksinë”, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, mjeku Scott Gottlieb, ish komisioner i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA, tha sot se Rusia nuk është shumë përpara SHBA-së kur bëhet fjalë për zhvillimin e vaksinave.

“Unë mendoj për sa i përket zhvillimit të tyre, ata janë pak më përpara, por jo edhe aq”, tha Gottlieb.

Vaksinat amerikane tani janë në fazën e tretë të provave pas kalimit me sukses të dy fazave të mëparshme, duke u testuar qindra herë.

Ndryshe, Putin ka deklaruar se vaksina do të nxirret në shitje gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm gjersa një të tillë e ka marrë edhe një nga vajzat e tij. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz