BallinaLajmeEkskluzive/ Vazhdon aksioni “Subvencioni 2021”: Arrestohet zyrtari në Pejë, dyshohet se përfitoi...

Ekskluzive/ Vazhdon aksioni “Subvencioni 2021”: Arrestohet zyrtari në Pejë, dyshohet se përfitoi 48 mijë euro

Të ngjajshme

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Kurti takon ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi me mbështetje 50 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...

Në vazhdën e operacionit “Subvencioni 2021”, Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka arrestuar zyrtarin e Drejtorisë së Bujqësisë së Pejës, A.B (emër i njohur për redaksinë). Burime të besueshme të Gazetës Express njoftojnë se zyrtari komunal dyshohet për përfitimin e 48 mijë eurove në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas këtij burimi, zyrtarit të Drejtorisë së Bujqësisë i është bastisur mbrëmë shtëpia, por nuk janë gjetur paratë.

I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Lidhur me rastin Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, i cili tha se nuk ka njohuri për arrestimin e zyrtarit të komunës. Mirëpo Muhaxheri konfirmoi se A.B., nga dita e djeshme nuk ka dalë në punë.

Aksioni policor “Subvencioni 2021”, ka nisur javën e kaluar në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë, për të vazhduar në disa lokacione tjera të vendit.

Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 400 mijë euro, vetura, telefona, laptopë e kompjuterë.

Po ashtu janë prangosur 21 persona, shumica nga ta zyrtarë. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz